Ndryshimi mes inspektimeve të "Toptanajt"

1.213 bytes added ,  7 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v (Robot: ndryshime kozmetike)
Përpara se ta merrte sundimin e Tiranës Abdurahman Beu-Toptanasit e Krujës ishin në luftë të ashpër me Bargjinasit, luftë kjo që vazhdoi për gjashtëdhjetë vjet, bile edhe pasi Abdurahman beu u bë sundimtar i saj. Kjo ishte një luftë e cila bëhej për fitime pasurish se kush t’i merrte frenat e qytetit në dorë. Ajo herë acarohej e herë ndërpritej. Këto luftëra që u zhvilluan me intervale deri në vitin 1830, tërhoqën pas edhe popullsinë qytetare, e cila i pagoi shtrenjtë ato grindje me jetën dhe pasurinë e saj. Duke i përshkruar këto pasoja, një i huaj shkruante, më 1838 “Qyteti i Tiranës ka 8000 banorë, por para vuajtjeve të luftës civile të vitit 1830, ai kishte 13.000 banorë. Kjo duket edhe nga numri i shtëpive (1000) dhe i dyqaneve(727), shumica e të cilave kanë mbetur tani gati të zbrazura. Qyteti i madh, i cili ka një pamje të trishtuar, ka mbetur tani pa tregti e zejtari”
Puna e parë që bëri Abdurahman Toptani ishte të ndalonte luftën njëherë e përgjithmonë e të bëhej pajtimi midis Bargjinasve dhe Toptanasve. Por ajo, siç thamë vazhdoi edhe gjatë shumë vjetëve të sundimit të tij, duke shkaktuar mjaft armiqësi, dhimbje dhe shkatërrime. Në sajë të punës këmbëngulëse të sundimtarit të qytetit, mjegulla e luftës vinte duke rënë. Abdurahman Toptani ishte një njeri i mençur dhe i urtë. Bashkëshortja e tij ishte e bija e Ahmet pashë Bargjinit, ndërsa atij nuk i vinte mirë, që midis këtyre dy familjeve të kishte armiqësi. Në vitet e fundit të sundimit të tij u arrit që kundërshtarët e tij të kthehen në qytetin e tyre dhe të jetonin në miqësi të plotë me Abdurahman Toptanin.
[[Abdurahman Toptani]] vdiq më 1837. Ai i kishte katër djem, Ahmetin, Said Sermedinin (baba i [[Murat Toptani]]t), Hysniun, dhe Jusufin. Ka të dhëna ku Sermedini është i shenuar si vëllau i tretë ndërsa Jusufi si më i madhi. Sundimin e Tiranës, pas vdekjes së tij e mori i biri Ahmet Toptani. Kurse prej tyre, vetëm Said Sermedini ndoqi shkollë të lartë.<ref>[http://familjatoptani.com/shqip/historiku_i_familjes Familja Toptani web faqja]</ref>
 
== Sipas [[Eqrem bej Vlora|Eqrem beut]] ==
 
Familja rridhte nga fshati Rahicë e Çermenikës. Në vitin 1650 pinjolli i parë i njohur i shtëpisë së Ali beut na shfaqet në Stamboll, në korpusin e artilerisë (topçi). Shumë shpejt, falë zotësisë së tij, ai fitoi emër të mirë dhe ca më vonë u emërua si myteselim i një pashai në Rumeli, emri i të cilit nuk dihet. Së fundi e gjejmë kështjellar të Krujës (1688?). Falë pozitës së tyre djemtë dhe nipat e tij arritën të krijojnë një farë emri dhe pasurie. Në vitin 1111/1699 ata ndërtuan në Krujë një pallat të shquar për kohën që ekziston edhe sot. Djem të Adem agës ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha. Fuqinë e mëvonshme të Toptanasve në Shqipërinë e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar të 5 djemtë e tij me të 5 vajzat e Ahmet bej Tiranës-Barkës, i cili nuk la pasardhës meshkuj. Ahmet beu qe një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, pasardhës i Sulejman pashë Barkës nga Mulleti.<ref>Eqrem bej Vlora: Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze, 1956. Përkthyer nga Afrim Koçi për shtëpinë botuese "55" më 2010</ref>
 
== Burimet ==
{ref}
* [http://familjatoptani.com/shqip/historiku_i_familjes Familja Toptani web faqja]
 
 
[[Kategoria:Familje të mëdha]]
7.597

edits