Gjendja agregate: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: jv:Wujud Zat; Ndryshime kozmetike
Rreshti 9:
Gjatë transformimeve, shkrirje-ngurtësim dhe anasjelltas, trupat në natyrë ndërrojnë, vëllimin dhe densitetin. Përvoja tregon për thyerje të enëve të qelqta, të gypave të ujëjellësit, të kanalizimit, të ujit në automobila si rezultat i zmadhimit të vëllimit të ujit në procesin e shndërrimit në akull. Në përgjithësi, materialet kanë vëllim më të madh në gjendje të lëngët se në gjendje të ngurtë, por disa sish, si: akulli, argjendi, hekuri i butë, bismuti etj. bëjnë përjashtim.
 
== Avullimi dhe valimivlimi ==
[[Skeda:Teilchenmodell Gas.svg|thumb|Pikat molekular të avullimit]]
Përvoja tregon - rrobat e lagura, me qëllim të teren, duhet të hapen. Uji në enë, së cilës nga jashtë i ofrohet nxethësi, shterrohet. Nëse në vend të ujit derdhet alkool, këtij do t'ia diktojmë edhe erën karakteristike. Kuptohet, materiali ka kaluar nga gjendja e lëngët në të gaztë. Kjo dukuri quhet avullim. Mefjalë të tjera, avullim quhet procesi i transformimit të çfarëdo materiali nga gjendja agregate e lëngët në gjendje të gaztë. Avullimi kryhet me ajrosje dhe me valim. Ajrosje quhet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypja dhe temperaturë. Kësisoj, avullimi i sipërfaqeve ujore në tokë, si: i [[Lumë|lumenjve]], i [[Liqeni|liqeneve]] dhe i [[Deti|deteve]] kryhet me ajrosje, sikurse edhe terja e rrobave. Parvoja tregon se ajrosja kryhet në çdo temperaturë, kryhet vetëm mbi sipërfaqen e lëngjeve, kurse varet nga madhësia e sipërfaqes së lëngut, [[natyra]] e tij, dhe nga shpejtësia e rrymave ajrore. Praktikisht, që të teren rrobat, duhet të hapen me qëllim që të rritet sipërfaqja, por ato do të teren edhe më shpejt nëse fryn era. Kuptohet, trupi që ajroset ftohet. Kjo tregon së nxehtësia e nevojshme gjatë ajrosjes lirohet nga trupi. Në aspektin mikoroskopik, gjatë ajrosjes, nga sipërfaqja e lëngut, apo e rrobave që do të teren, shkëputen vetëm ato meleuka që kanë energji të mjaftueshme për t'i mbizotëruar forcat ndërmolekulare dhe shtypjen e jashtme atmosferike. Kjo do të thotë se nga lëngu mënjanohen vetëm ato [[molekula]] që kanë [[energjia|energji]] maksimale kinetike, duke shkaktuar zvogëlimin e energjisë kinetike të molekulave që ngelin në lëng. Kësisoj shpjegohet zbritja e temperaturës sëtrupit gjatë ajrosjes. Jemi dëshmitarë të faktit së kau dalim nga uji i liqenit, i lumit apo i detit, ndjejmë të ftohtë. Mund të përfundohet se formimi i avullit me ajrosje shoqërohet me thithje të nxehtësisë, siç përcillet shndërrimi i avullit në lëng me lirim të nxehtësisë.