Eposi i kreshnikëve: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
Rejected the last 5 text changes and restored revision 1050965 by IH
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
[[SkedaFigura:muji_kopertina.gif|thumb|200px|Muaji dhe Orët.]]
 
'''Eposi i kreshnikëve''' (ose Cikli i kreshnikëve) është një epos legjendar i përbërë nga kënge të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në [[Shqipëri]]në e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si [[Malësia e Madhe]], Dukagjin, [[Hasi|Has]] e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e [[Kosovë]]s, si [[Pejë]], [[Gjakovë]], [[Prizren]], [[Deçan]], [[Rahovec]] e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").
ye im a gangstrsaknpk adg
 
== Përhapja gjeografike, kërkimet dhe studimet ==
Kryesisht trojet veriore të banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini : nga bregdeti veriperëndimor deri në krahinat verilindore, duke përfshire Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malësinë e Gjakovës, etj.
 
gd a
Kënge të këtij cikli këndohen dhe në jug të [[Drini]]t, sidomos në [[Puka|Pukë]], Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset dhe në [[Lezha|Lezhë]], [[Kruja|Krujë]] dhe krahinat veriore të [[Elbasani]]t e të Librazhdit. Nëpërmjet malësoreve, të zbritur që nga fillimi i këtij shekulli e këtej, si edhe te kosovareve të shpërngulur, ato kanë ardhur deri në rrethet Elbasan, Durrës, Lushnjë e Fier.
Per vec ketyre eposi eshe nje histori qe perban hiperbol.
Në shkence ai njihet me emërtimin eposi i kreshnikeve ose cikli i Mujit dhe i Halilit, kurse në popull - këngë kreshnikesh, këngë të Mujit e të Halilit, këngë të moçme trimash, këngë lahute etj.
 
Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, jeton jo thjesht si një relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por kryesisht për mesazhin e madh që sjell - rezistencën në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit, - si dhe për vlerat e larta artistike. Është mjaft elokuente bindja e thelle e malesoreve së "Këngët e kreshnikeve e burojnë njërin, e banjë trim, i shtien zemër të durojë plumbin, gjakun luftërat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dëshmive të bartësve popullore e të studiuesve, këto janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e nderim të veçante jo vetëm nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa të tjera apo pranë oxhakut te kullave karakteristike malësore netëve të gjata të dimrit, por edhe para fillimit te një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës. Ja pse shtëpia pa lahute, shtëpia ku s'këndoheshin këngë kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", që s'meriton respekt.kreshniket kane qene te bukur dhe donin te benin per vete shume gra me muskujt e tyreee. ata rrinin edhe burra dhe ju merrnin grate
 
Për vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqërore të së kaluarës (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), që kanë kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare në atë kohe, interesi për eposin e kreshnikeve është i vone. Po të përjashtonim një fragment të shkurtër që botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav Majer (G. Mayer) më [[1896]] ("Albanesiche Studien" VI), do të duhet të thoshim se mbledhja edhe botimi i këtij eposi realisht filloi në krye të shekullit tonë, sidomos në vitet 20. Ndër botimet kryesore të gjertanishme do të mund të përmendeshin : "Epika legjendare", vëllimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier épique albanais" (antologji frëngjisht, 1983) "Këngë kreshnike" (Prishtine, 1974).
Line 23 ⟶ 24:
Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive". Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), në gjatësinë e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më shumë dhjetërrokëshi i bardhe - një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj. Por epitetin objektive ne e vumë në thonjëza, sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet, kurse në fakt ai mban një qëndrim të caktuar, qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, do të thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike : dashuria midis vëllezërve e shokëve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për shprehës lirizmi është, fjala vjen, vajtimi i thekshëm i Ajkunes, gruas së kryetrimit, mbi trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm. Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka përthyhet nëpërmjet prizmit epik, ruan përmasat epike - dhembja e thelle e nënës, mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit : Qyqe vetëm rrugën paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie !/ Kur ka dalë nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue : / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na çove atë nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dalë, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale !... Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeç ; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet për deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit. Kanë lanë kangen zogjtë e malit, / Kanë lanë kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk çohesh për m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen që t’ka rrite : / S’ m’ ke lan’ kurrë kaq shumë më prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ për me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuè , / Kërko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o !...
 
Edhe rrëfimi është gjithashtu epik. Ai është plastik, monumental, i gjerë, solemn, shpesh mjaft i hollësishëm, zakonisht i shtruar, me një qetësi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me një force të brendshme e të natyrshme. Në të zëne vend të gjerë përsëritjet e formave të ndryshme ("Kqyr çka bani krajli për me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri në përsëritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgëzime të lehta. Edhe melodia që shoqëron poezinë është e qetë, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohësh të lashta. Ajo dëgjohet me endje, sepse plotësohet nga dramaticiteti i ngjarjes, nga efekti i fjalës a i figurës poetike.
 
=== Fryma heroike ===
Line 70 ⟶ 71:
Mirëfilltësinë popullore, folklorike e dëshmon edhe mungesa në epos i ndikimeve të artit të kultivuar.
 
=== Forma (mënyra) e ekzistencës ===
Dihet se eposet njihen në dy forma : si unitete integrale, të plota, të ndërtuara si tërësi me një logjike artistike dhe kohore të caktuar, dhe në formë këngësh (rapsodish) të veçanta. Dihet gjithashtu se forma e parë është fryt i iniciativës krijuese të individëve të veçante, që bashkojnë pjesët në një të tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon të jetoje në formën e dyte. Secila prej këngëve të tij trajton një problem të veçante, një çështje, që në lindje, në rritje e gjer në zgjidhje të saj ; prandaj çdonjëra paraqitet si njësi e plotë e me vete artistike. Për këtë arsye ato janë quajtur edhe epe, edhe poema. Por të gjitha ato formojnë një mase kompakte e koherente poetike.
 
Ato i bashkon tematika, fryma e përgjithshme, personazhet e kristalizuara që lëvizin në të gjithë hapësirën e eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit të ngjarjeve, mjetet shprehëse stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si njësi artistike të mëvetësishme edhe pse ruajnë farë mirë thelbin, bërthamën kryesore e me të gjerë, kanë pësuar edhe ndryshime nga koha në kohë, nga krahina në krahine apo nga rapsodi në rapsod ; pra, ato i janë nënshtruar variacionit kohor a hapësinor, fenomen ky i njohur për të gjitha format folklorike. Kështu që eposi, edhe nga pikëpamja e formës së ekzistencës, mbeti si një zhanër i paprekur, i natyrshëm dhe i mirëfillte folklorik.
 
== Tematika Rezistenca ==
Tema kryesore e eposit shqiptar të kreshnikeve është rezistenca : rezistenca për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave, shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të fisit, të familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës, të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të "egër" (kënga "Martesa e Mujit"). Në të gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca të përcaktuara etnikisht. Vetëm në një ose dy këngë si forcë e tillë dalin osmanet (kënga e dyluftimit të Musa Arbanasit me Kraleviç Markun dhe kënga "Muji dhe Halili të mbreti", për të cilat u fol). Vetën në fare pak këngë (ato mund të numërohen me gishtat e njërës dore) si forca të tilla dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italisë), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit është Bajlusi - i dërguari i Venedikut). Në te gjitha këngët e tjera si forca të huaja, me te cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, janë shqete (shkjete) - sllavet.
 
Line 85 ⟶ 86:
Se fundi, lidhur me tematiken e eposit të kreshnikeve vlen të përmendet se në asnjë rast nuk kemi konflikte fetare. Një argument plus në këtë drejtim është edhe fakti se eposi ka jetuar e jeton në mënyre të gjallë e gjithë respekt dhe në elementin katolik.
 
== Bota dhe jeta e kreshnikeve ==
Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbinës, qytet i vogël në Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet në viset veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik (Zader, Senjë, Kotorret e reja etj). Por në epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqipëria në Brigjet e Tunës (Danubit). Gjeografia e eposit përfshin, veç toponimeve të mësipërme, edhe të tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia ; madje, në raste të rralla, edhe Moskovi e Bagdadi. Veç kësaj, përmenden dendur edhe toponime të paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshkët e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, që më shumë tingëllojnë si legjendare. Siç mund të vihet re, toponimia e eposit nuk përkon plotësisht me territorin e përhapjes së tij, siç e njohim që në fillim të shekullit, që kur eposi nisi te mbidhej prej studiuesve. Një dukuri të tillë shkencat shqiptare e shpjegojnë me dy shkaqe, që ndërthuren midis tyre. Njëri është i natyrës historike, tjetri i natyrës artistike.
 
Line 118 ⟶ 119:
Jo shpesh herë dhe jo radhë herë, studiuesit debatojnë mbi këtë epos. Një mendim se Ajkuna është në të vërtetë gruaja e Omerit, dhe jo nëna, nuk është shumë i përhapur, edhe pse një mendim i tillë ekziston. Sa do i pabazuar të jetë ky mendim, do të duhej një analizë e thellë nga persona të specializuar në këtë fushë për të mbështetur këtë mendim. Për momentin ideja më e saktë është se Ajkuna ishte nëna e Omerit dhe gruaja e Mujit duke u mbështetur te kënga elegji "Ajkuna qan Omerin", që është një vajtim tipik i një nëne për të birin e saj. Një debat tjetër jo shumë i përhapur është origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janë Boshnjakë. Megjithatë një mendim i tillë do të ishte pa bazë, sepse cikli vetë flet për luftërat e popullit etnik shqiptarë kundra të ardhurve sllavë. Megjithatë këto janë debate që nuk kanë shkaktuar trazira në aspektin kulturor.
 
== Këngët më të njohura të eposit ==
Në të vërtetë Eposi i kreshnikëve është një epos i pasur me këngë të shumta. Më poshtë paraqiten disa nga këngët më të njohura të këtij eposi :