Content deleted Content added
Faqe e re: Historian grek,lindur në Aleksandria të Egjiptit aty nga fundi i shekullit të I dhe jetoi deri në vitet 70 të shek. II të erës sonë.Në Aleksandri ai kishte de...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 8 dhjetor 2012 19:57

Historian grek,lindur në Aleksandria të Egjiptit aty nga fundi i shekullit të I dhe jetoi deri në vitet 70 të shek. II të erës sonë.Në Aleksandri ai kishte detyra të larta në Administratën e qytetit.Në kohën e Hadrianit atij iu dha qytetaria romake dhe u fut ne rendin e kalorësve.Në këtë kohë ai u vendos në Romë ku ushtronte detyrën e avokatit.Më vonë u emërua prokurator perandorak në Egjipt.

Apiani shkroi Historinë e Romës në 24 libra .Veprën e tij ai e shkroi në moshë të thyer,mbase aty nga viti 160 i erës sonë dhe me sa duket nuk arriu ta perfundonte.Prej saj janë ruajtur 11 libra të plotë bashkë me parathënien,dhe 4 te fragmentuar.Ndryshe nga paraardhësit e tij,Apiani e shkroi Historinë e Romës,jo sipas kriterit analistik apo kronologjik,sikurse e bën këtë Polibi,por sipas kriterit territorial apo etnik,duke dhënë kështu një seri monografish te veçanta, brenda të cilave ai i përmbahet parimit kronologjik.Ç'është e vërteta në një sistem të tillë,zhvillimi i përgjithshëm i ngjarjeve të historisë Romake pa dyshim shkelej;...vazhdon