[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: lv:Mellenes
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Boronica.jpg|thumb|250px]]
'''Boronica''' ([[Gjuha latine|latiinisht]]: Vaccinium myrtillus; emërtimi në gjuhën popullore: Qershi toke, qershi e egër, rrush mali, thrashegër.
'''Boronica''' Në mjekësinë popullore përdoren frutat. Përveç aftësive shëruese, ka edhe veti antioksiduese, antikancerogjene dhe të mbron nga sëmundjet koronare.
 
==Përshkrimi==
Është shkurre me shumë degë, që rritet deri ne 0,5 m e lartë. Degët i ka këndekënde. Gjethet janë të këmbyera
të lëmuara, me ngjyrë të gjelbër të çelur, me bisht të shkurtër, me formë eliptike ose vezake, me dhëmbëzim të vogël dhe të mprehët. Lulet i ka të vendosura një e nga një në sqetullat e gjetheve. Ato kanë ngjyrë të gjelbërt ose trëndafili. Fruti është një kokërr sferike me ngjyrë blu në të zezë, me diametër deri në 10 mm. Lulëzon gjatë muajve Maj-Qershor.
 
==Përhapja gjeografike==
Rritet në pyjet e pishës, të bredhit, në pyjet e përbërë prej drurëve fletëvogël si dhe në vendet e sheshta
që nuk shkelen nga bagëtia. Në vendin tonë ndodhet në vendet gurishtore, në pyjet dhe kullotat e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Takohet kryesisht në [[Tropojë]], [[Pukë]], [[Mirditë]], [[Peshkopi]], [[Kukës]] (Shishtavec), Martanesh, Jabllanicë, Elbasan (në malet e Shpatit dhe Vërcës) dhe Pogradec (malësinë e Mokrës).
 
==Toka dhe klima==
Preferon toka të pasura me humus, të freskëta, ndërsa si klimë preferon klimën Mesdhetare Malore.
 
==Kultivimi==
Kjo bimë në natyrë (në zonat që përshkruajtëm) ka qënë mjaft e përhapur, por nga grumbullimi pa kriter, është
pakësuar mjaft. Shtimi i saj nëpërmjet kultivimit ka leverdi të madhe ekonomike. Boronica (qershigla) kultivohet për fletët dhe frutat e saj. Një mënyrë më ekonomike dhe praktike është shtimi i saj me shpatulla rrënjësh. Për këtë qëllim herët në pranverë, nga bimësia spontane shkëputen degë e degëza me gjithë “shpatull”
ose pak rrënjë. Këto mbillen në arë (vendin e caktuar për këtë qëllim) në rreshta 60x40 cm, jo më vonë se dy ditë pas shkëputjes nga bima mëmë.
 
Mënyrë tjetër e shtimit është ajo me farë, duke grumbulluar farërat e pjekura mirë dhe duke i mbjelle në fidanishte në muajin Prill. Fidani nxirret në arë në pranverën e vitit tjetër. Mënyra e përgatitjes së fidanishtes është njësoj si për kulturat e tjera. Prodhimi maksimal merret pasi bima të ketë arritur zhvillimin e saj të plotë, që përkon me vitin e dytë.
 
==Vjelja e prodhimit==
Vjelja e frutave bëhet në kohën e pjekurisë së plotë (Gusht-Shtator) kur ato kanë marrë ngjyrën blu në të zezë.
Vjelja bëhet me dorë, duke i shkundur ose me krëhër të posaçëm. Gjethet vilen gjatë dhe pas lulëzimit. Në vjelien e gjetheve duhet mbajtur parasysh që bima mos të “zhvishet” krejtësisht pasi nuk formon, rrit dhe zhvillon frutat.Pas vjeljes, frutat thahen në shtresa në vende të pastra. Frutat janë tharë mirë atëherë kur po të shtrëngojmë një sasi në dorë, nuk ngelen shuk. Edhe fletët duan kujdes në tharje. Po të futen nëpër thase pa u tharë mirë, u ikën ngjyra dhe marrin ngjyrë të errët. Nga 1 ha tokë e mbjellë me qershigël mund të merren 300-400 mijë Lekë të reja të ardhura.
 
Malli i bërë gati për tregëtim, duhet të plotësojë këta tregues cilësor:
# Kokrra të thata, të pa shtypura, me shije të ëmbël pak të athët, ngjyrë blu e errët. Nuk lejohen të kalbura, të mykura dhe papastërti të tjera.
# Fletët të zhvilluara, të plota, të thata pa aromë e shije, me ngjyrë të gjelbërt të hapur. Nuk lejohen të nxira, të mykura dhe papastërti të tjera.
 
 
'''Boronica''' Në mjekësinë popullore përdoren frutat. Përveç aftësive shëruese, ka edhe veti antioksiduese, antikancerogjene dhe të mbron nga sëmundjet koronare.
 
==Burimet==
* [http://www.moe.gov.al/upload/publikimet/botimet/pyjet/Manuali%20i%20BMTE.pdf Manual kushtet dhe kërkesat teknike, për mbrojtjen, administrimin, rehabilitimin, vjeljen, tharjen, ambalazhimin dhe transportin e bimet mjekesore, tanifere dhe eterovajore], Ministria e Mjedisit e Republikës së Shqipërisë
 
[[Kategoria:Botanikë]]