Kadri Prishtina: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 40:
}}
 
'''Kadri Prishtina''' lindi më [[1878]], vdiq më [[20 janar]] [[1925]] ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shembulltyrë frymëzimi për çështjen shqiptare. Hoxha Kadriu është shquar si klerik, dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist dhe jurist.
 
== Jeta ==
Lindi në vitin [[1878]], në vitin historik, kur u themelua [[Lidhja e Prizrenit]], organizata politike-ushtarake, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare në të gjitha trojet shqiptare.
 
Mësimet fillestare i kreu në [[Prishtina|Prishtinë]], në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në [[Shkupi|Shkup]], në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”.
Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Atëherë, menjëherë, u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm.
 
=== Veprimtaria patriotike ===
Në vitin [[1904]], në moshën 26 vjeçare, Hoxha Kadri Prishtina jo vetëm që ishte jurist, por ai tashmë kishte fitue titullin Myderriz (Profesor) dhe titullin Hoxha, (Dijetar).
Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestue në Stamboll, ku edhe u burgos për veprimtari atdhetare.
 
Gjatë pesë vjetëve, sa ishte në burg, në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte premjen e këmbës mbi gju (amputimin).
Hoxha Kadriu, edhe pse me një këmbë të amputuar, kurrë nuk është dorëzuar, e vazhdoi veprimtarinë e tij, që Shqipnija të bëhet Shqipni, e pavarur, e bashkueme e përparueme.
 
Këtë e dëshmoi, kur në [[Shkodra|Shkodër]], me [[1915]], e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova, e themeloi një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.
 
Kështu, si fryt i kësaj veprimtarie, nën udhëheqjen e Hoxha Kadriut, me 1 Maj 1918, në Shkodër, u themelue Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxha Kadri Prishtinën, nënkryetar [[Hysni Curri]]n dhe sekretar [[Bedri Pejani]]n.
 
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipninë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar, [[Sali Nivica]].
Në vitin [[1919]], për t’u ndihmuar kryengritësve Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës me këtë përmbajtje :
 
Rreshti 74:
* X. Të vrarët shqiptarë s’kanë për t’u shti në dhe derisa të vijë një komision i huaj. Mizoritë e bëra prej armikut kanë për t’u shënuar dhe për t’iu dëftuar Evropës e Amerikës (Dr. Limon Rushiti, “Lëvizja kaçake në Kosovë”, Prishtinë, 1981, f. 94 – 95).
 
Më [[24 prill]] [[1919]], filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej: “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919.
Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës.
Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta.
 
Në Kongresin e Lushnjës (27 -31 janar 1920), ku iu vunë themelet e Shqipërisë, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalë nga vendimet e kongresit që kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministër i Drejtësisë u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina.
 
Në qeverinë e Kryeministrit [[Sylejman Delvina]], përveç
Ministrit të Drejtësisë, Hoxhës Kadri Prishtina, u zgjodhën edhe këta ministra: [[Ahmet Zogu]], Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, [[Ndoc Çoba]], Ministër i Financave, [[Sotir Peci]], Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave.
Hoxha Kadriu është zgjedhur disa herë përfaqësues i popullit (deputet) në parlamentin shqiptar në Tiranë, kurse në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923. Hoxha Kadriu ndrroi jetë me [[20 janar]] [[1925]], në moshën 47 vjeçare, por la gjurmë të pashlyeshme për çështjen fetare-kombëtare. Duke marrë parasysh se Hoxhë Kadriu mbeti invalid qysh i ri, si pasojë e burgut në Turqi, ai meriton të jetë shembulltyrë për shqiptarë, për Shqipni.<ref>Mexhid Yvejsi: Hoxhë Kadri Prishtina dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, dhe jurist</ref>