Ndryshimi mes inspektimeve të "ADN"

18 bytes added ,  7 vjet më parë
v
Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
ADN-ja (''anglisht - DNA'') është një polimer i gjatë, në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë. Molekulat e saj ndërtojnë një matricë, në bazë të së cilës kryhet sinteza e ARN-së (transkriptimi), e cila, nga ana e saj, shërben si matricë për sintezën e proteinave (përkthimi), sintezë që bëhet sipas [[kodi|kodit gjenetik]].
 
Në tërësinë e [[qeliza]]ve [[eukarioti]]ke si të atyre të [[Bima|bimëve]], [[Kafsha|kafshëve]], [[Kërpudhakëpurdhat|kërpudhave]] dhe [[Protisti|protistëve]], shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura [[prokariote]], duke përfshirë [[eubakteria]]n dhe [[Arkaea|arkaean]], ADN nuk është e ndarë nga [[citoplazma]] me një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura si [[Kloroplasti|kloroplaste]] dhe [[mitokondri]] gjithashtu përmbajnë ADN.
 
ADN-ja përmendet shpesh si një [[molekula|molekulë]] ë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë [[Ndarja e qelizës|ndarjes qelizore]], ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë [[riprodhimi]]t. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se [[ADN mitokondrinore]] rrjedh vetëm nga nëna, dhe [[kromozomi Y]] mashkullor rrjedh nga babai.
 
ADN-ja e çdo njeriu, pra [[gjeni|gjenet]] e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit. [[ADN mitokondrinore]] e nënës së bashku me njëzetetre [[kromozoma]] nga secili prind bashkohen të formojnë gjenin e [[Zigota|zigotës]], [[veza e pllenuar]]. Si përfundim, me përjashtim të [[eritrociti|qelizave të kuqe të gjakut]], shumica e qelizave njerëzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashku me ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.pr-tech.net/?menu=lajme&lajmi_id=2134 Bio-kompjuteri i ndërtuar nga ADN-ja i cili nuk e humb lojen e tic-tac-toe] - [[Pr-tech|Pr-Tech]], në internet, prill 2007
 
{{medi-cung}}