[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 39:
***
Gjergj Kastrioti, ka lindur në Kastriot, në kullën e Gjonit. Dhe, për mua, Gjergj Kastrioti ka lindur më [[6 maj]] [[1405]], atë ditë që shumë treva shqiptare, ndër to, aq më shumë malësi si [[Lura]], [[Çidhna]] e [[Malet e Dibrës]], e festojnë si [[Dita e Shëngjergjit|Ditën e Shëngjergjit]]. Madje, Lura e quan edhe [[Shëngjergji i Skënderbeut|Shëngjergjin e Skënderbeut]]. Unë shpreh habi, sesi deri më sot asnjë studiues, vendas apo i huaj, ndërsa kanë bërë lloj-lloj sajesash për bashkëngjitje, apo shqitje fjalësh, madje disa herë dhe të çuditshme dhe të papranueshme, kurrë nuk kanë thënë se Shëngjergji është [[Festa e Gëzimit të Madh]], e lindjes së Gjergj Kastriotit. Shumëkush Shëngjergjin e lidh me një festë me origjinë fetare, duke thënë se [[Shëngjergji]] qenka festa e një shënjti të krishterë. Jo. Po të analizosh vetëm ritet që zbatohen ndër shekuj për këtë festë, arrin në konkluzionin që Dita e Shëngjergjit nuk ka karakter fetar. Gjatë kësaj dite, askund, në [[Xhamia|xhami]] apo në [[Kisha|kishë]], nuk zhvillohen [[rite]] e [[ceremoni]] fetare, siç ndodh në ditë të shënuara fetare të tjera si, [[Dita e Bajramit|Ditën e Bajramit]], të [[Krishtlindjet|Krishtlindjeve]] apo të [[Pashkët|Pashkëve]]. Zakonisht, në këtë ditë të shënuar bëhen vetëm lojëra të ndryshme popullore, që në ndonjë krahinë si, në [[Kala të Dodës]], kjo lojë zhvillohet në formë beteje ushtarake, kur djemtë e një fshati u bëjnë karshillëk djemve të një fshati tjetër dhe ndeshen me gurë, të cilët i hedhin larg me [[hobe|bahe]] të bëra prej tyre me penj [[leshi]]. Në ditën e Shëngjergjit, njerëzit ngrihen më herët se ditët e tjera, ndezin zjarre të mëdha (mënyra këto tradicionale të shprehjes së gëzimit, sepse asokohe njerëzit nuk kishin as pushkë e as top, nuk kishin as fishekzjarre). Në Ditën e Shëngjergjit, tundin qumështin më të parë dhe sa më herët, etj. Gjithashtu, [[Dita e Shëngjergjit]] nuk koincidon me asnjë riciklim natyror, siç ndodh me [[Dita e Verës|Ditën e Verës]], me [[Dita e Sulltan Novruzit|Ditën e Sulltan Novruzit]] apo të [[Shënmitri|Shëmitrit]], etj. Pra, ky Shëngjergji ynë, nuk është as Shëngjergj fetar e as Shëngjergj natyror. Atëherë, me siguri, mbetet ditë e shënuar e për një figurë të madhe, siç është Skënderbeu.
 
 
==Tituj të veprave==
Line 53 ⟶ 52:
* [[Veprat kushtuar Skenderbeut]]
* Mbrojtës i krishtërimit
 
 
==Figura e Skënderbeut në art==
Line 59 ⟶ 57:
*[[Scanderbeg]], opera nga [[François Francoeur]] dhe [[François Rebel]].
*[[Scanderbeg]], opera nga [[Antonio Vivaldi]].
 
 
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë [[1 gusht]] [[2006]] një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari [[Gjovalin Shkurtaj]], [[Mario Spedicato]], pedagog në [[Universiteti i Leçes|Universitetin e Leçes]], [[Alessandro Laporta]], drejtor i [[biblioteka|bibliotekës]] së [[provinca|provincës]] së [[Leçe|Leçes]], muzikologët [[Luisa Cosi]] dhe [[Corrado De Bernart]], e shumë të tjerë.
Line 103 ⟶ 100:
[[Category:Lindje 1405]]
[[Category:Vdekje 1468]]
 
 
[[als:Skanderbeg]]