[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
[[Skeda:Agim Qirjaqi.jpg|parapamje|300px]]
'''Agim Qirjaqi''' është një [[aktori|aktor]] dhe [[regjisori|regjisor]] shqiptar. U lind në [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjë]] në vitin [[1950]], dhe vdiq më 28 mars të vitit 2010. Karrirën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “[[Rrugë të bardha]]” i Viktor Gjikës (Profesori), “[[Lulëkuqet mbi mure|Lulekuqet mbi mure]]” i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në [[Festivali i II-të të Filmit|Festivalin II të Filmit]], më {{F|1977}}.
 
Më pas punon si regjisor në [[TelevizioniRadio PublikTelevizioni Shqiptar|TVSH]], ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “[[Dorina]]” ({{F|1980}}). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më [[1981]]. Në vitet ’80 interpreton rregullisht në teatër dhe në film, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.
 
Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të [[Milano]]s dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të [[RomëRoma|Romës]]s.
Rikthehet në Teatrin Kombëtar më [[1991]] këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me “Rikardi III” të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me “Fando e Lis” të Arrabalit, me të cilën fiton Çmimin “[[Aleksandër Moisiu]]” në Festivalin e vitit 1994, “Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma, “Këngëtarja tullace” të Ioneskos dhe mbaron me “Armiku i popullit” të Ibsenit.
 
Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë ‘jashtë skene’, si përkthyes dramash (“Fando e Lis” dhe “Këngëtarja tullace”), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më [[1996]] fiton titullin “Asistent Profesor”.
Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.
Vdiq më [[28 Mars|28 mars]] [[2010]] në moshen 60-vjeqare pas një sëmundjeje të rëndë.
 
=== Filmografia ===
 
* [[Lutjet e dashurisë|Kronikë provinciale]] (2009)
* [[I dashur armik]] - (2004)....Ethem
* [[Parullat]] - (2001)....Drejtori i Shkollës
* [[Kolonel Bunker|Colonel Bunker]] - (1998)
* [[Dasma e Sakos]] - (1998)
* [[Viktimat e Tivarit]] ({{F|1996}})
Rreshti 27:
* [[Në prag të lirisë]] - (1981)
* [[Agimet e stinës së madhe]] - (1981) Astriti, i derguari i Partise
* [[Skëterrë 43|Sketerre 43]] - (1980).... Profesori
* [[Radiostacioni]] - (1979)
* [[Dimri i fundit]] - (1976)
* [[Lulëkuqet mbi mure|Lulekuqet mbi mure]] - (1976)......Drejtori i Shkollës
* [[Rrugë të bardha]] - (1974).... Profesori