[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
[[Skeda:Akademia e Arteve të Shqipërisë.jpg|parapamje|Akademia e Arteve të Shqipërisë]]
'''Akademia''' është një [[Institucioni|institucion]] për studimin (zakonisht) e mësimeve më të hollësishme e më të thelluara, të diturive të nivelit të lartë. Emërtimi mund të tregojë një shoqëri [[Shkenca|shkencore]] të përkushtuar në kerkimin e fushve të shkencave natyrore, të filozofisë e [[Arti|arteve]] të bukura. Emri ''akademi'' rrjedh nga vendi i shkollës [[Filozofia|filozofike]] të [[Platoni]]t, të themeluar rreth vitit [[385 p.e.s]] dhe mbyllur nga Perandori [[Justiniani I]] në vitin [[529]], që gjendej pranë faltores së [[Heroi|heroit]] (kryetrimit) [[Akademos]] në [[Athina|Athinë]].
Shqipëtarët kanë dy Akademi kombëtare atë të [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë|Shqipërisë]] dhe [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Kosovës]].
 
== Akademia e parë ==
Në Shqipëri fjala "Akademi" u përmend për herë të parë në vitin 1750, kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura "Akademia e Re". Në atë kohë ajo ishte njëherazi shkollë e mesme dhe një qendër kulturore e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndonëse "Akademia e Re" nuk kishte as ndërtimin, as detyrat e Akademive të Shkencave në vende të tjera të Evropës, ajo ishte e lidhur me trashëgiminë dhe zhvillimet kulturore të popullit shqiptar. Pavarësisht nga fakti që Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë për shekuj nën sundime e administrime të huaja, ata mundën të mbijetonin duke ruajtur e duke zhvilluar gjuhën dhe kulturën e vet origjinale.
Në shekuj nuk kanë munguar përpjekjet e shqiptarëve për të lëvruar dijet e tyre. Kontributet kulturore dhe shkencore të tyre mund të hasen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende evropiane e më tej. Ato shfaqeshin në tri fusha kryesore:
:* ''Në fushën humanitare'' (filozofi, histori, letërsi, teologji, folklor) nga njerëz si [[Dhimitër Frângu|Dhimitër Frëngu]]; [[Gjon Buzuku]]; [[Marin Barleti]]; [[Pjetër Budi]]; [[Frang Bardhi]]; [[Pjetër Bogdani]]; etj.;
:* ''Në fushën e artit'' (nga muzikantë, piktorë dhe skulptorë) siç është [[Jan Kukuzeli]] (1010-1075) - figura më e njohur në muzikë; piktori më i njohur [[Onufri]] (shekulli XVI), piktorët e shekullit XVIII: [[David Selenicasi]] dhe [[Konstandin Shpataraku]] etj.;
:* ''Në fushën e shkencës'' nga dijetarë si [[Gjon Gazulli]] (1400-1465), astronom dhe matematikan; [[Leonik Tomeu]] (1456-1531), astronom, filozof dhe profesori i Nikola Kopernikut në Universitetin e Padovës etj.