[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1243592 i bërë nga Elvis Nishi (diskutimet)
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 4:
 
== Trajtat e huaja për shqiptarë, Shqipëri ==
Studimet më të thella në këtë drejtim deri në ditët tona, si duket i ka paraqitur [[Eqerem Çabej|Eqrem Çabej]] në punimin e tij të titulluar ''"Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"''. Në këtë punim ai parashtron etnogjenezën e emrit të popullit shqiptar. Emri me të cilin të huajt quajnë popullin shqiptar (Albaner, albanais, albanese etj.) ka qenë i përdorur dikur përgjithësisht si emër populli edhe në tokën shqiptare, prej vendasve të vet siç është përdorur emri ''dardan'', ''arbër'', por tani ndër ne është përmbledhur në një përdorim lokal dhe është zëvendësuar me emrin shqiptar. Rruga historike që kanë përshkruar këta dy emra duket të ketë qenë po ajo rrugë që kanë ndjeur zakonisht edhe emrat e popujve të tjerë. Që të dy këta emra në fillim ishin emra fisi që me kohë u ngritën në rangun e emrit kombëtar. Emri i vjetër (''arbën, arbër'') u zëvëndësua pastaj prej emrit shqiptar. Shkrimi i emrit të vjetër ndër të huajt lëkundet midis trajtave ''alb-'', ''arb-''. Shqiptarët vetë kanë përdorur trajtën ''arb-''.
 
== Burimi i të dhënave ==