[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim automatik i thumb me parapamje.
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 1:
[[Skeda:U2 alikelcyra.jpg|parapamje|Ali Këlcyra]]
 
'''Ali Këlcyra''' u lind në [[Këlcyra|Këlcyrë]] më [[28 Maj|28 maj]] [[1891]], deputet<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt> . Tiranë 2005</ref>. Firmëtar i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|deklaratës së pavarsisë]].
== Jeta ==
Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në Stamboll. Studion në Mulqije, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike.
Rreshti 7:
Me shpërthimin e [[Luftës I Ballkanike]] kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke largohet me muhaxhirët e tjerë në [[Vlora|Vlorë]]. Në emër të tyre përshëndet [[Princ Vidi]]n e [[Princesha Sofi|princeshën Sofi]] që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara. Lë atdheun dhe vendoset në [[San Demetrio Korone]], tek [[arbëreshët]] e [[Italia|Italisë]].
 
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në [[Roma|Romë]] kohë kur përqafon idetë e [[socialdemokracia|socialdemokracisë]], miqësohet me [[Avni RrustemiRustemi|Avni Rrustemin]]n dhe shokun e betejave [[Stavro Vinjau]]. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me [[Themistokli Germenji|Themistokli Gërmenjin]] e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
 
Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i LushnjësLushnjes|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli [[“bej”]]. [[Lëvizja e Qershorit]] shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë<ref name="ak">[http://www.zeriyt.com/publikohet-deklarata-e-plote-e-pavaresise-t40274.0.html Deklarata e pavarësisë]</ref>. Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit. Nga pikëpamja politike u rreshtua në krahun demokrat. Ndërsa udhëheqësi kryesor i krahut demokrat, Fan Noli, kishte pozicionin e qendrës së majtë, Ali Këlcyra shpalosi programin e qendrës së djathtë. Marrëdhëniet mes tij dhe Nolit fi lluan të ftoheshin, për arsye se Noli miratoi për qeverinë që formoi një program krejtësisht të qendrës së majtë. Ky program u bë shkak që Aliu të mos merrte pjesë në qeverinë e Qershorit. Shkëputja e tij me Nolin u legalizua me formimin e dy partive paralele -njëra me emrin “Çlirimi Nacional” me kryetar Fan Nolin, me program të qendrës se majtë - tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar Sotir Peçin, në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë.<ref name="ak" />
 
Në 1925 themelohet në [[Bari (Itali)|Bari]] organizata Bashkimi kombëtar, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në Tiranë lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë.
Gjatë qëndrimit në [[Parisi|Paris]], Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të [[AhmetMbreti Zogu I|Mbretit Zog]], duke shkruar në të përditshmet [[“Le Quotidien”]], [[“Le Matin”]] etj.
Kur Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në nëntor 1941, filloi të përhapte, shqetësimet e nacionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën.
Në 1939 bashkë me [[Mehdi Bej Frashëri|Mehdi Frashërin]]n është në krye të Frontit të Rezistencës që kthehet në Nacionalizma shqiptare. [[Balli Kombëtar]]”. Ata, fill pas Konferencës së Pezës, themeluan organizatën “Balli Kombëtar”, shtyllën kurrizore të së cilës e përbënin krerët e dikurshëm të “Bashkimit Kombëtar”.
 
Në 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar për t’i bërë ballë luftës në dy krahë.