[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: pa:ਅੱਲ੍ਹਾ
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
Rreshti 4:
Emri 'allah' përdoret në fenë islame për të cilësuar zotin, i cili konceptohet si unik dhe absolut duke qenë kështu ''de facto'' një emër i përveçëm, megjithëse ka shumë mundësi që të jetë zhvilluar nga një emër i përgjithshëm si pasojë e elipsës (''bashkimit'') së rrokjeve të nyjes ''al'' (arabisht ال ) dhe ''ilāh'' (arabisht إله = zot, perëndi) duke i dhënë kësaj trajtën e shquar, pra „''zoti''“.
 
Sidomos në vendet perëndimore, fjala ''allah'' konceptohet pothuaj vetëm si emërtim për zotin në botëkuptimin e [[Fejafeja islameIslame|fesë islame]]. Por kjo fjalë përdoret edhe nga [[çifutët]] dhe [[Arabët e krishterë|të krishterët]] arabofolës në fetë e tyre për të përcaktuar zotin dhe përdoret edhe në [[Bibla|biblën]] në arabisht.
 
== Prejardhja e fjalës ==
Rreshti 11:
Termat ''zot,'' ''allah'', ''elohim'' janë kështu në shqip, arabisht dhe hebreisht [[Sinonimi|sinonime]].
 
Trashëgimia letrare islamike shkruan se emri ''allah'' njihej edhe nga politeistët dhe se i ati i [[MuhametiMuhammedi|Muhametit]]t e ka patur emrin [[Abdullah ibn Abd al-Muttalib-i|Abdullah]], emër i cili përbëhet nga kjo fjalë. I dëshmueshëm arkeologjikisht është në të kundërt përdorimi paraislamik i fjalës ''allah'' nga ana e të krishterëve ([[Historia e shkrimit arab#Mbishkrimet paraislamike|Umm al-xhimal]]).
 
Ka dy hipoteza alternative historiko-gjuhësore; sipas njërës prej tyre fjala ''allah'' është formuar nga [[elipsa]] e rrokjeve arabe الإله = al-ilāh = perëndia. Sipas tjetrës, nëpërmjet përvetësimit të termit arameik ''alaha''. E para është shpjegimi me akceptancën (''njohjen'') shkencore më të gjerë sot.
Rreshti 18:
: "''Dhe '''ne''' i thamë: O Adam, qëndro ti dhe gruaja jote në kopësht dhe hani nga frutat e tij pa kursyer dhe ku të doni! Por mos iu afroni kësaj peme, se përndryshe do t'u përkisni të padrejtëve.''"
 
Një nga [[99 emrat e All-llahut|99 emrat e allahut]] është arabisht ''maliku l-mulk'', e përkthyer në shqip: ''mbreti i mbretërve'', me të cilën shpjegohet edhe forma e [[pluralis majestatis]], ''(shumësit të madhërisë)''.
 
== Allahu në fenë islame ==
[[Skeda:Flag of Saudi Arabia.svg|parapamje|[[ShehadetiDeklarata Islame|Shpallja e besimit]] të fesë islame si shkrim në flamurin e Arabisë Saudite.]]
 
Nga 114 suret e kuranit, 113 fillojnë me [[basmala]]n. [[Shpallja e besimit|Njohja]] e ''allahut'' si i vetmi zot, [[Shehadetideklarata Islame|shahada]], është një nga [[Fejafeja islameIslame#Pesë shtyllat|pesë shtyllat e fesë islame]]. Kur [[Myslimani|myslimanët]] flasin për zotin ose ''allahun'', shtojnë shpesh edhe shprehjen „qoftë i lëvduar dhe i lartë“ (arabisht سبحانه وتعالى = subḥanahu va ta'ālā).
 
Allāhu (zoti) është i vetmi emër (gati) i përveçëm i zotit në fenë islame. ''[[99 emrat e All-llahut|99 emrat e allahut]]'' të bërë tashmë proverbialë, janë [[Atributi|atribute]] (''mbiemra'') por nuk janë veç të gjitha nga kurani. Disa emra të kësaj liste e kanë prejardhjen nga [[hadithi|hadith-i]], trashëgimia e fjalëve të profetit [[MuhametiMuhammedi|Muhamet]]. Për shembull emri i 91-të ''ad-dārr'' („plagosësi, rrezikuesi“) gjendet vetëm tek hadithet. Në kuran ka në të vërtetë më tepër se 99 atribute. Janë gjithësej rreth 114. Lista e 99 emrave përshkruhet me „emrat më të bukur“ ''(asma’ul husna)''. Nga të gjithë këto atribute rrjedhin edhe emrat e përhapur arabë si psh. Abdullah („shërbyes i allahut“) ose edhe Abdul Hayy („shërbyes i të gjallit“), Abdul Maxhid („shërbyes i të lavdishmit“). Duhet patur parasysh këtu se bëhet fjalë për shkallën sipërore të vetive të përmendura („më i mëshirëshmi“, „më i plotëfuqishmi“, „gjithë-shikuesi“ etj.)
 
Vetitë ose definimet [[Teologjia|teologjike]] të zotit në fenë islame përmenden si në kuran ashtu edhe në ''hadith''. Cilësia kryesore aty e zotit është që ai është i pavarur nga krijesat e tij. Ai është i pavarur nga koha (sipas tyre, zoti ka ekzistuar përpara kohës dhe do të mbesë edhe pas mbarimit të saj). Zoti është krijuesi i botës por jo pjesë e botës materiale. Zoti, sipas përcaktimit islamik nuk ka as gjini, as fëmijë dhe as partnerë. Gjithashtu nuk ekziston asnjë qenie e barazvlefshme me të. Përveç kësaj zoti është i pranishëm kudo, i plotëfuqishëm dhe në dijeni të gjithçkaje, dmth. ai e di në çdo moment se ç'ndodh, ç'ka ndodhur dhe ç'do të ndodhë në çdo vend si dhe ç'do të kishte ndodhur sikur një ngjarje (që pritej) të mos kishte ndodhur.
Rreshti 43:
== Receptimi në kristianizëm ==
 
Për [[kristianizmikrishterimi|kristianizmin]]n ngrihet pyetja nëse (sidomos në lidhje me [[Dilogu kristiano-mysliman|dialogun ndërfetar]]) allahu dhe zoti i biblës janë identikë. [[Kisha Katolike Romake|Kisha katolike]] për shembull shpalli më 28 tetor 1965 në kuadër të [[Koncili i dytë i Vatikanit|vatikanum-it të dytë]] shkrimin ''[[Nostra Aetate]]'' të detyrueshëm për të gjithë katolikët, në pjesën e tretë të të cilit që u shtua më vonë pas protestave arabe ndaj orientimit të kësaj shpallje vetëm ndaj [[judaizmijudaizëm|judaizmit]]t, thuhet:
 
: ''Me respekt i sheh kisha edhe myslimanët që adhurojnë zotin e vetëm, të gjallë dhe vetëekzistues, të mëshirëshëm dhe të plotfuqishëm, krijuesin e qiellit dhe të tokës që ka folur me njerëzit. Ata përpiqen t'i nënshtrohen me gjithë shpirt edhe gjykimeve të fshehura të tij, ashtu siç i është nënshtruar Abrahami zotit, të cilit i referohet besimi islamik. Jezusin, të cilin ata nuk e njohin si zot por e respektojnë veç si profet, duke nderuar edhe nënën e tij virgjëreshë Marian, së cilës herë pas here i bëjnë thirrje në përshpirtni. Gjithashtu ata presin ditën e gjyqit të mbramë, ku zoti do të zgjojë të gjithë njerëzit duke i shpaguar. Prandaj ata e vlerësojnë jetën e moralshme dhe e nderojnë zotin veçanërisht me anë të lutjes, lëmoshave dhe agjërimit.''<ref>[[Selia e shenjtë]]: [http://www.vatican.va/archive/hist_councils/ii_vatican_council/documents/vat-ii_decl_19651028_nostra-aetate_ge.html.] ''(Deklarata Nostra Aetate në lidhje me marrëdhëniet e kishës me fetë jo të krishtera)'', 28 tetor 1965</ref>
Rreshti 67:
 
== Shih edhe ==
* [[Feja Islame|Feja islame]]
* [[Kurani]]
* [[Sheriati]]