Ministër i Tokave të Lirueme: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
 
Ky veprim solli një gjendje të re për hapësirën shqiptare. U rrit bashkëpunimi kulturor, arsimor, tregtar, njerëzor, etj midis shqiptarësh, i ndërprerë ky që prej vitit 1912.
Shumë shpejt u rregullua edhe veprimi i qeverisjes që lidhej me “rendimin administrativ e gjyqësor në tokën e ish-mbretërisë Jugosllave, okupuar prej fuqisë së armatosura të Italisë”. Pushtet civile ushtroheshin prej komisarëve civilë dhe vareshin nga komanda eprore.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 9 qershor 1941</ref> Pak ditë më vonë, më 29 qershor 1941, doli dekreti për ushtrimin e pushtetit civil prej Qeverisë Shqiptare në Kosovë, Dibër dhe në Strugë. Ministri i shtetit, [[Fejzi Alizoti]], u emërua komisar civil i Qeverisë Shqiptare atje.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 9 korrik 1941</ref> Ndërsa Xhemil Dino u emërua komisar i lartë i Qeverisë Shqiptare për Çamërinë <ref>“[[Tomori (gazetë)|Tomori]]”, 11 korrik 1941</ref>, ndonëse krahina nuk kaloi asnjëherë në administrim qoftë edhe vendor të Tiranës zyrtare. Më 10 korrik 1941, në Tiranë u zhvillua një miting i madh me rastin e marrjes nga Qeveria Shqiptare të pushteteve civile e ushtarake të “tokave të lirueme”.<ref>Jacomoni F., "La Politica dell'Italia in Albania", Cappelli 1965, faqe 294</ref> Vittorio Emanuele III, Mbret i Italisë e Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, më 12 gusht 1941, nënshkroi dekretin për kufijtë e rinj të Mbretërisë Shqiptare<ref>“Fletorja Zyrtare”, 29 gusht 1941</ref> , duke rritur në këtë mënyrë hapësirën shqiptare. Në vijim të veprimeve, më 27 tetor 1941, u nënshkrua dekreti për shtrirjen e 43 ligjeve dekrete në tokat e ish-Jugosllavisë, që i ishin bashkuar Shqipërisë. Më kryesorët e tyre ishin: Statuti Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, Statutit të Partisë Fashiste Shqiptare, dekretligji i bashkimit i 12 gushtit 1941, dekretet bashkimit të forcave të armatosura, flamurit, stemës, Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, Këshillit të Epërm Fashist Korporativ. <ref>“Fletorja Zyrtare”, 11 nëntor 1941</ref> më tej, dekreti i 18 prillit 1942 bëri të mundur “shtrirje ligjesh e dekretesh në tokat e lirueme mbi financat dhe legjislacionit tregtar”.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 5 maj 1942</ref> Dekreti i 26 prillit 1942, krijoi Këshillin e Posaçëm për Çështjet Agrare për tokat e lirueme pranë Ministrisë së Tokave të Lirueme.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 24 gusht 1942</ref> Më 13 dhjetor 1942 u suprimua vendi i këshilltarit për çështjet agrare pranë Ministrisë së Tokave të Lirueme<ref>“Fletorja Zyrtare”, 14 dhjetor 1942</ref> dhe më 21 gusht 1943, një dekret zgjati fuqinë e dekretligjit nr. 224, datë 30 gusht 1942 për masat mbi tokat e reformës agrare, të shpallura nga shteti jugosllav<ref>“Fletorja Zyrtare”, 13 shtator 1943</ref> Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijue Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943.<ref>Haklaj V., "Dëshmi tronditëse të barbarizmave sërbe ndër shqiptarë: [në shkrim jepen
tabela dhe emra konkretë të personave të ekzekutuar, burgosur dhe zhdukur. Edhe
shkrime të shtypit të asaj kohe në lidhje me krimet e kryera]", [[Tema (gazetë)|Gazeta Tema]]. - Nr. 2237, 18 nëntor, 2007, f. 14 - 19.