[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: da:Jazz fusion
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Jazz fusion''', '''fusion''', apo '''jazz-rock''' është [[Zhanri|zhanër]] i përzier muzikor i cili u zhvillua nga miksimi i ritmeve të muzikës [[funk]] dhe [[R&B]] me amplifikimin dhe efektet e muzikës [[rock]], takte muzikore të komplikuara si dhe kompozime të zgjeruara dhe (shumicën e kohës) instrumentale me qasje të [[jazz]]-it (- duke përfshirë improvizime të gjata grupore dhe përdorim të teknikave të avansuara në instrumente). Termi "jazz-rock" shpesh përdoret si sinonim për "jazz fusion" si dhe për muzikën e performuar nga rock bendet e viteve të 60-ta dhe 70-ta të cilat shtuan elemente të jazz-it në muzikën e tyre. Një pjesë e muzikës [[progressive rock]] gjithashtu etiketohet si "fusion".
 
Pas një dekade të popullaritetit gjatë viteve të 70-ta, fusion zgjeroi qasjet improvizuese dhe eksperimentale gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta. Albumet e muzikës fusion, edhe ato të krijuara nga bendi apo artisiti i njëjtë, mund të përmbajnë stile të ndryshme në vete. Në vend se të jetë zhanër muzikor i kodifikuar, fusion mund të shihet si traditë apo qasje muzikore.