Mehmet bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 22:
}}
'''Mehmet Konica''' (1878-1948) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar. Anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913). Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit u emërua ministër i punëve të jashtme, detyrë të cilën e mbajti edhe në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në vitet 1920-1924 shërbeu si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.<ref>[http://www.parlament.al/web/Kuvendi_i_Shqiperise_kremton_jubileun_e_100_Vjetorit_te_Pavaresise_ne_nje_ceremoni_ne_nderim_15012_1.php Kuvendi i Shqipërisë kremton jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni në nderim të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, udhëheqë...<!-- Roboti_gjeneroi_titull -->]</ref>
 
Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrë në Itali. E vranë bandat greke në afërsi të Delvinës dhe trupi i tij, i përcjellë nga Mehmet Konica në emër të Qeverisë Shqiptare u dërgua në Romë me nderimet ushtarake. Bashkë me të mori fund edhe aventura e kufijve. Një aventurë e gjatë e cila ka sunduar vazhdimisht gjatë këtij shekulli gjithë mosmarreveshjet në këtë anë të Ballkanit.
 
== Burime ==