Ndryshimi mes inspektimeve të "Neuroimazheria"

37 bytes added ,  7 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet '70 si një metodë e studimit të indeve të gjallë që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Një burrë lidhet me rripa në një tryezë ekzaminimi. Teknikët vendosin një mbajtëse përreth kokës me qëllim që të qëndrojë e palëvizur. Një doktor injekton diçka në krahun e këtij burri dhe më pas e gjithë tryeza shtyhet brenda një makinerie me madhësinë e një kamionçine. Doktori largohet i ndjekur pas nga teknikët që mbyllin derën pas tyre. Disa momente më pas, makina ndizet duke e mbushur sallën me një gjëmim të thellë e kërcënues teksa nis procedura e leximit të mendjes.
[[Skeda:Structural MRI animation.ogv|thumb|Imazhet e trurit]]
Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi MRI[[Rezonanca magnetike funksionale|fMRI]] (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar pjesën e brendshme të trurit të njeriut. Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronikë të sistemit nervor si për shembull skleroza e shumëfishtë si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru. Ata thonë se, veprimtaria e trurit e atij lloji që skanohet përmes MRI mund të zbulojë mendimet tanë më të thellë. Kjo mund të informojë policinë apo personelin e sigurisë, nëse një i ndaluar është duke gënjyer. Mund t'u bëjë të mundur kompanive të dinë se çfarë mendojnë vërtetë konsumatorët në lidhje me produktet e tyre. Në të vërtetë, nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë modelet e aktivitetit brenda kokës tuaj mund të nxjerrin zbuluar dëshirat tuaja, frikërat tuaja, paragjykimet tuaja - madje edhe bindjet tuaja politike.
 
Lloje të ndryshëm indesh, si ata në muskuj, gjak dhe në kockë emetojnë dridhje të valëve të radios me shpeshtësi të ndryshme, duke lejuar ndërtimin e një pamjeje të strukturës së brendshme të trurit. MRI-ja funksionale (fMRI) u zhvillua në vitet '90. Ajo fokusohet në emetimin e MRI nga gjaku dhe kështu përzgjedh zonat ku rrjedhja e gjakut është e lartë e si rrjedhim përdorimi i oksigjenit është në nivelin më të lartë. Ajo zbulon ato zona brenda trurit që janë më aktive. Kjo do të thotë që skanimi i pjesëve të trurit të lidhura me tipare apo mendime të caktuar, si për shembull kënaqësia ose gënjeshtra mund të zbulojnë se kur dikush po ndihet i lumtur - apo kur janë duke u treguar të kursyer me të vërtetën.[[Skeda:2009 niams oai hi.jpg|thumb|Skaneri i rezonancës magnetike]] Trurit i duhet të punojë më shumë për të ndërtuar një gënjeshtër se sa kur i duhet të thotë të vërtetën, për shkak të përpjekjes shtesë që lidhet me fabrikimin e një historie që të jetë në përputhje me atë çfarë është thënë tashmë. Një studim në vitin 2004 nga studiues në Universitetin Temple në Filadelfia gjeti 14 zona aktive në trurin e një gënjeshtari, por vetëm 7 kur subjekti po thoshte të vërtetën. "Zbulimi i gënjeshtrës me anë të fMRI ka patur norma saktësie nga 80 në 97 përqind përgjatë studimeve të ndryshme", thotë Steven Laken, Drejtor i Përgjithshëm i "Cephos", një kompani amerikane, e cila ofron zbulim të gënjeshtrave përmes skanimit të trurit. Kjo është afërsisht e njëjta normë suksesi që është arritur nga testet e poligrafit, të cilët masin parametra të tillë si ritmi i zemrës, frymëmarrjes apo djersitjes. Poligrafët kanë patur pjesën e tyre të polemikave nëpër vite. Kritikët thonë se, shumë besim u jepet këtyre testeve dhe se nuk ka vetëdijësim të mjaftueshëm në lidhje me mundësinë e rezultateve pozitivë falsë - pra tregues që dikush po gënjen në një kohë që nuk është duke gënjyer.