Neuroimazheria: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Aeternus zhvendosi faqen Imazheria te Neuroimazheria
No edit summary
Rreshti 1:
{{pp-semi-protected|small=yes}}
 
[[File:Parasagittal MRI of human head in patient with benign familial macrocephaly prior to brain injury (ANIMATED).gif|thumb|MRI e kokës së pacientit]]
 
'''Imazheria''', term i cili zakonisht përdoret për teknikat të cilat kanë si qëllim fotografimin e aktivitetit të trurit në kohë reale.
 
Skanimi me Rezonancë Magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet '70 si një metodë e studimit të indeve të gjallë që ishin më pak të dëmshëm për lëkurën se sa rrezet X. Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Një burrë lidhet me rripa në një tryezë ekzaminimi. Teknikët vendosin një mbajtëse përreth kokës me qëllim që të qëndrojë e palëvizur. Një doktor injekton diçka në krahun e këtij burri dhe më pas e gjithë tryeza shtyhet brenda një makinerie me madhësinë e një kamionçine. Doktori largohet i ndjekur pas nga teknikët që mbyllin derën pas tyre. Disa momente më pas, makina ndizet duke e mbushur sallën me një gjëmim të thellë e kërcënues teksa nis procedura e leximit të mendjes.
 
[[Skeda:Structural MRI animation.ogv|thumb|Imazhet e trurit]]
Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi [[Rezonanca magnetike funksionale|fMRI]] (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar pjesën e brendshme të trurit të njeriut. Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronikë të sistemit nervor si për shembull skleroza e shumëfishtë si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru. Ata thonë se, veprimtaria e trurit e atij lloji që skanohet përmes MRI mund të zbulojë mendimet tanë më të thellë. Kjo mund të informojë policinë apo personelin e sigurisë, nëse një i ndaluar është duke gënjyer. Mund t'u bëjë të mundur kompanive të dinë se çfarë mendojnë vërtetë konsumatorët në lidhje me produktet e tyre. Në të vërtetë, nëse këta shkencëtarë kanë të drejtë, atëherë modelet e aktivitetit brenda kokës tuaj mund të nxjerrin zbuluar dëshirat tuaja, frikërat tuaja, paragjykimet tuaja - madje edhe bindjet tuaja politike.