Arti në Kishën Ortodokse të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 18:
 
Gërmimet arkeologjike të dekadave të fundit, nxorën në dritë kryesisht monumente që i përkasin [[Shekulli V|shekulli V]] – [[Shekulli VI|shekulli VI]], si p.sh. bazilika e gjetur në Tepë, jashtë [[Elbasani|Elbasanit]], që mund të jetë e [[shekulli IV]]. Tipat më të njohur të arkitekturës kishtare të kësaj periudhe janë bazilikat trenefëshe.
Nefet anësore ndahen me kolona (si në Arapaj të [[Durrësi|Durrësit]], Bylis, Amantia) ose kolona me seksion katrorë (në [[Elbasan]], [[Butrint]]), ose një kombinim i të dyjave ([[Saranda|Sarandë]]); disa prej tyre janë me 3 absida (harqe pranë altarit) (në [[Ballshi|Ballsh]], [[Lini|Lin]]). Bazilika njënefëshe u gjetën në Antigone, [[Apolloni]], [[Durrës]] dhe [[Sarandë]]. Gjithashtu ruhen edhe pagëzimore paleokristiane (rrethore, katrore, ose tetëkëndëshe), p.sh. në [[Finiqi|Finiq]], [[Lini|Lin]] (bregun jugor të Ohrit) dhe më e bukura dhe më e kompletuara në [[Butrinti|Butrint]].
 
==== Periudha bizantine ====
 
Kishat e [[Shekulli X|shekullin X]] paraqesin forma të reja në ndërtimet kishtare. Në disa vende ndërtohen kisha njënefëshe (si e profetit Ilia në Bual të [[Përmeti|Përmetit]], e së Tërëshenjtës Mari në Çerskë të [[Leskoviku|Leskovikut]], e Shën Sergjit dhe Bakut në [[Himarë]]), në të tjera vazhdon tradita e bazilikës (si e Shën Stefanit në Dhërmi etj.). Në fillimet e periudhës pasbizantine ruhet ende tipi i veçantë i bazilikës së Shën Nikollës në Perondi të [[Berati|Beratit]]. Kryesisht në këtë periudhë përurohet një tip i ri kishe në formë [[Kryqi|kryqi]] të brendashkruar me kupolë (në Peshkëpinë e Sipërme, [[Kosinë|Kosinë]]). Shumë kujdes i kushtohet edhe pjesës së jashtme të kishës (kupolë, dekoracione në kornizat e dritareve, kombinime të tullës dhe gurit). Një shembull karakteristik është [[Kisha e Shën Mërisë (Labovë e Kryqit, Gjirokastër)|kisha e Hyjlindëses në Labovë të Kryqit]] e [[Shekulli X|shekullit X]], sipas disa të tjerëve e [[Shekulli XIII|shekullit XIII]], me vlerë të veçantë artistike. Në [[Shekulli XIII|shekullin XIII]] dhe [[Shekulli XIV|shekullin XIV]] shfaqet një lulëzim i ri arkitektonik. Në zonën e Shkodrës gjatë [[Shekulli XIII|shekullit të XIII]] shihet një ndikim i arkitekturës perëndimore (si në atë të Shën Sergjit e Bakut pranë lumit Buna, atë të Vaut të Dejës). Shpesherë gjejmë të gërshetuara tiparet bizantine me ato romake. Kishat bizantine paraqesin ndikime romake, ndërsa piktura bizantine dominon edhe në ndërtesat e stilit romak. Në jug vazhdojnë të ndërtohen kisha njënefëshe (e Shën Joanit në [[Boboshtica|Boboshticë]]), bazilikat bëhen më të rralla dhe stili në formë [[Kryqi|kryqi]] të lirë me kupolë mbizotëron (p.sh. në Marmiro të Vlorës, në Manastirin e Hyjlindëses në Zvërnec)E Tërëshënjta e Vllahernës (e restauruar në [[Shekulli XVI|shekullin XVI]]) dhe kisha e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë), në [[Berat]], janë veçse një tip i thjeshtë kryqi i brendashkruar i të njëjtit stil; ndërsa kisha e Manastirit të Hyjlindëses, në [[Apolloni]], i përket një tipi të ndërthurur. Një monument i veçantë bizantin, si nga kompozimi arkitekturor dhe ai dekorativ, është kisha e Shën Nikollës në [[Mesopotam]], ndoshta e [[Shekulli XIII|shekullit XIII]].
 
==== Periudha pasbizantine ====