[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 46.19.231.251 (diskutimet) në versionin e fundit nga Roboti Tung.
Rreshti 2:
 
Në shkencat ekonomike Qeverisje ([[Gjuha angleze|angl.:]] Governance) përshkruhet si: përshkrimi i rolit e personave që janë të autorizuar për mbikëqyrje, kontroll dhe drejtimin e një subjekti. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje zakonisht janë përgjegjës për të siguruar që subjekti i arrin objektivat e tij, raportimin financiar dhe raportimin në palët e interesuara. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje përfshijnë menaxhimin vetëm kur ai kryen funksione të tilla<ref>[http://www.itap.gov.al/Materiale_Trajnimi_Publikime_PDF/ITAP-Kontrolli%20i%20Brendshem.pdf Kontrolli dhe Auditimi i brendshëm] [[Gjon Ndreja]], [[Instituti i Trajnimit të Administratës Publike|ITAP-Shqipëri]] dok. në internet, prill 2007</ref>.
== Sistemi i qeverisjes shtetrore ==
Gabime gramatikore
Për shkak të mundësisë së “ngatërrimit” të termave, vlen që, në fillim të shqyrtimeve, të bëhët dallimi midis termave [[qeveria|qeveri]] dhe qeverisje.<ref name=EStavileci>[[Esat Stavileci]] : [http://esat.stavileci.com/index.php?option=com_content&task=view&id=76&Itemid=53 Kontribute për studentë]</ref>
 
Ndryshe prej qeverisë, qeverisja është një kuptim më i gjerë sesa qeveria. Qeverisja shtrihet në “tri hallka” ose degëzime, të cilat “janë të pranishme në të gjitha sistemet”.<ref name=EStavileci />
Në teori ndeshen shumë definicione të qeverisjes. A Lerner, me qeverisje nënkupton “efektin në objektin, i cili e përmirëson funksionimin ose zhvillimin e tij dhe i cili është zgjidhur nga një numër më i madh efektesh të mundshme, në bazë të informacioneve që janë në dispozicion”. I njëjti autor, duke e përpunuar më thellë nocionin e qeverisjes, atë e përkufizon edhe si “proces i cili e bën të mundshëm që ai objekt (sistem) të ruhet, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme të kushteve, ndikimeve të jashtme e të ngjashme”. Mjedisi bën ndikim të pandërprerë “në sistem”. E kundërta ndodh me qeverisjen. Ajo “iu kundërvihet ndikimeve destruktive të mjedisit, ruan ose shton organizimin, siguron funksionimin dhe zhvillimin e sistemit ose riprodhimin e tij, megjithëse mjedisi në të cilin ekziston dhe ndikimet e tij ndryshojnë”. <ref name=EStavileci />
 
Ndërsa, kur bëhet fjalë për qeverisjen “në ndonjë sistem të caktuar”, nënkuptohen “një varg aksionesh me të cilat realizohet qëllimi i caktuar”. Shqyrtimet për qeverisjen kanë marrë përmasa të mëdha, qoftë në gjerësi, qoftë në thellësi, dhe përfshijnë elementet dhe çështjet që i referohen: së pari, organizimit të qeverisjes; së dyti, funksionimit të qeverisjes dhe, së treti, kontrollit të punës së organeve dhe organizatave në sistemin e qeverisjes. Të vështruara veç e veç dhe të gjitha bashkërisht, këto tri fusha të shqyrtimeve, në të vërtetë, për disa teoricienë kanë shërbyer si shkas që shqyrtimet mbi qeverisjen “t’i ngrenë” në shkallë të një disipline ose shkence, që është emërtuar si shkencë mbi qeverisjen. Ithtarët e këtij projekti nuk kanë “ndeshur në vështirësi” për të përcaktuar objektin e studimit të saj, nga fakti se pikërisht organizimi <ref name=EStavileci />
 
 
== Format e qeverisjes ==