[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 7:
 
== Imuniteti specifik ==
Vija e dytë e mbrojtjes është imuniteti specifik, të cilit i duhen disa ditë për t’u përgjigjur në invadimin parësor (infeksioni me një organizëm që nuk ka ndodhur më parë). Te sistemi specifik imunologjik, vërehet prodhimi i antitrupave[[Kundërtrupat|kundërtrupave]] ([[Proteinat|proteina]] të tretshme që lidhen me antigjenët e huaj) dhe përgjigja qelizore imunitare, në të cilën qelizat specifike i njohin patogjenët e huaj dhe i shkatërrojnë ato. Te [[virusët]] dhe [[Tumori|tumorët]], ky lloj i imunitetit është esencial për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave vetjake që janë të infektuara nga virusët apo qelizat malinje të tumorit. Përgjigja dytësore është zakonisht shumë më e theksuar sesa ajo parësore për shkak të aktivizimit të qelizave memorike B dhe T. Në këtë seksion do të shohim se si ndërveprojnë qelizat e sistemit imunologjik me njëra tjetrën përmes një numri të madh të molekulave sinjalizuese me qëllim që të krijohet një përgjigje e bashëkrenditur. Këto sinjale realizohen përmes proteinave dhe stimulojnë qelizat e sistemit imunologjik. Këtij grupi i takojnë limfokinet[[limfokinat]] që prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet që prodhohen nga qelizat tjera të sistemit imunitar.
 
== Shiko edhe ==