Burgu i Burrelit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Robot: ndryshime kozmetike
Rreshti 2:
'''Burgu i Burrelit''', një ndër më të vjetrit në [[Shqipëri]] është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte [[Ahmet Zogu]]. Ky burg është ndërtuar në vitin [[1938]], dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës [[Koço Kota]], për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij. Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikëvështrimi dhe rregullat e atij sistemi. Por nuk ka qenë më i tmerrshëm në kohën e komunizmit se sa në kohën e Zogut, kur thuhet se ishte një ferr i vërtetë. Menjëherë pas rënies së komunizmit burgu ndërroi banorë nga të dënuar politikë në ordinerë, por asnjë herë nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme. Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë.
 
Burgu i Burrelit prej kohësh konsiderohet si një ndër institucionet më të sigurta të vuajtjes së dënimit. Falë kësaj cilësie janë sjellë në këtë burg dhe të dënuar të njohur të bandave më të rrezikshme në Shqipëri si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodrës, Lul Caka e të tjerë. Ndonëse në një farë mënyre autoritet e [[Ministria e Drejtësisë|Ministrisë së Drejtësisë]] janë mundur që të jenë të rezervuar në lidhje me praninë e elementeve të rrezikshëm në këtë burg, burime të sigurta konfirmojnë se brenda tij jetojmë afërsisht 40 të dënuar me rrezikshmëri shumë të lartë dhe madje me dënime të përjetshme. Referuar disa burimeve të brendshme të këtij burgu, ky numër është i papranueshëm nga rregullorja, pasi në një rast revolte, ata janë shumë të rrezikshëm dhe neutralizimi i veprimeve të tyre kur janë në numër të madh është mjaft i vështirë. Por nëse burgu do të mund të hapej, prania e tyre në publik mund të kthehet në një fatkeqësi me përmasa të mëdha. Mund ta quajmë burgu i "të fortëve", pasi në këtë institucion vuajnë dënimin persona të cilët kanë dënimin maksimal të dhënë nga gjykata.
 
[[Kategoria:Burgje në Shqipëri]]