[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 22:
Bahriu lindi në [[1888]] në [[Gjirokastër]], i biri i Iljaz Omarit dhe Rehos. U shkollua në vendlindje dhe më tej në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" në Stamboll. Në moshën 25 vjeçare u emërua prefekt i qytetit të [[Himara|Himarës]]. Luftoi kundër ushtrisë greke gjatë pushtimit grek të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
 
Në vitin 1914 Omari shkoi në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]], ku ai u bë drejtor i gazetës ''[[Dielli]]'' të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Në 1919 ai u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë dy herë në zgjedhjet parlamentare, në 1921 dhe 1923, duke përfaqësuar partinë e Myfit bej Libohovës. Në vitin 1924, gjatë qeverisë së [[Fan Noli]]t, ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Kombëtare dhe kryeredaktor i organit të saj, ''Shekulli''.
 
Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu në vitin 1924, Omari shkoi në Itali, ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë. Bahri Omari ishte kunati i [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]], diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë. Ai e ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim. Në 1942 ai u bë anëtar i organizatës [[Balli Kombëtar]]. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e [[Rexhep Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]] 5 nëntor 1943-16 qershor 1944. Për këtë pozicion që ai mbajti, në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga [[Gjyqi special (1944-1945)|Gjyqi Special]]