[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti ndryshoj: scn:Piemunti
v Skeda Arcoolimpicotorino2006.JPG u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Jameslwoodward
Rreshti 28:
 
Rajoni përmban qendra të mëdha industriale, më kryesorja e të cilave është Torino, vendi prodhimit të automobilave FIAT. Olivetti, dikur një industri e madhe elektronike uzina e të cilit ishte në Skarmanjo (it. ''Scarmagno''), pranë Ivreas, është kthyer tani në një kompani të vogël të shërbimit të kompjuterave. Biela prodhon mëndafsh. Qyteti i Astit që ndodhet rreth 55 kilometra në lindje të Torinos në fushë të lumit Tanaro është një nga qendrat më të rëndësishme të Montferratit, një nga distriktet e verërave më të njohur në botë. Alba është vendi i fabrikave të çokollatës Ferrero dhe industrisë mekanike. Piemonti lidhet me Francën fqinje nëpërmjet tuneleve të Fréjus-it dhe Colle di Tendës dhe rrugës Montgenèvre. Piemonti gjithashtu lidhet me Zvicrën me rrugët Simplón dhe Shën Bernardit të Madh. Aeroporti i rajonit, Torino-Caselle, kryen fluturime lokale dhe ndërkombëtare. Pemonti ka rrjetin më të gjatë të autostradave ndër rajonet italiane (rreth 800 km). Ai përhapet nga Torino, duke e lidhur atë me krahinat e tjera në rajon, si dhe me rajonet e tjera në Itali. Në vitin 2001, numri i veturave të pasagjerëve për 1000 banorë ishte 623 (mbi mesataren kombëtare prej 575).
 
[[Skeda:Arcoolimpicotorino2006.JPG|thumb|right|upright|Harku Olimpik i ngritur për Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2006.]]
 
Turizmi në Piemont punëson 75.534 njerëz dhe aktualisht përbëhet nga 17.367 kompanitë që operojnë në sektorin e mikpritjes dhe hotelerisë, me 1.473 hotele dhe përshtatje turistike. Sektori gjeneron një qarkullim prej prej 2.671 milion Euro, 3.3% të 80,196 milionë Euro që përfaqësojnë shpenzimet e përgjithëshme të pritshme mbi turizmin në Itali. Rajoni gëzon pothuajse të njëjtin nivel të popullaritetit midis italianëve dhe vizitorët nga jashtë. Zonat tradicionale kryesore për turizmin në Piemonte janë Distrikti i Liqenit - "Riviera e Piemontit", që përbën 32.84 për qind të qëndrimeve të përgjithshme gjatë natës, dhe zona metropolitane e Torinos e cila përbën 26.51%. Në vitin 2006 Torino priti Lojërat XX Olimpike Dimërore dhe në vitin 2007 ai organizoi Universiadën XXIII. Turizmi Alpin ka tendencë për t'u përqëndruar në disa stacione shumë të zhvilluar si Alagna Valsesia dhe Sestriere.