[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 14:
Në kohën kur lindi—konvencionalisht njihet si 742, por ka shumë mundësi të ketë qenë 747 ose 748—babai i tij, [[Pipini III]] ishte regjent dhe ushtronte aktualisht pushtet mbi tërë mbretërinë franke. Ato pak gjëra që njihen mbi rininë e Karlit të Madh tregojnë se ai u ushtrua praktikisht për udhëheqje duke marrë pjesë në aktivitetet ushtarake, politike dhe shoqërore të lidhura me oborrin e babait të tij. Vitet e hershme të jetës së tij u shënuan nga një seri ngjarjesh që patën shumë pasoja për pozitën franke të asaj kohe. Në 751, me aprovim të papës, Pipini i zuri vendin në fronin frank mbretit të fundit meroving, [[Shilderiku III|Shilderikut III]]. Pas takimit me papën [[Stefan II]] në pallatin mbretëror të Pontionit në 753-754, Pipini krijoi një aleancë me papën ku përkushtohej që të mbronte Romë dhe si shpërblim dinastia e tij do kishte të drejtën nga papa për të sunduar në fronin frank. Pipini gjithashtu ndërhyri ushtarakisht në Itali në 755 dhe 756 për të parandaluar rrezikun [[Lombardia|lombard]] ndaj Romës dhe në të ashtëquajturën Donacion të Pipinit në 756, ai i jepte papatit një sasi territoresh që shtriheshin përgjatë Italisë qendrore që u bënë baza e një entiteti të ri politik, [[Shteti Papal|Shtetit Papal]], mbi të cilin sundonte papa.
 
Kur Pipini vdiq në 768, mbretëria e tij u nda sipas zakonit frank ndërmjet Karlit të Madh dhe vëllait të tij, [[Karlomani]]t. Menjëherë rivaliteti mes dy vëllezërve rrezikonte unitetin e mbretërisë franke. Për të patur avantazh mbi vëllain e vet, Karli i Madh formoi një aleancë me Dezideriusin, mbret të lombardëve, duke u martuar me vajzën e mbretit për të vulosur një marrëveshje që kërcënonte ekulibrin delikat të vendosur në Itali nga aleanca e Pipinit me papatin. Vdekja e Karlomanit në 771 i dha fund krizës dhe Karli i Madh, duke mos i njohur të drejtat e pasardhësve të Karlomanit, mori në zotërim tërë mbretërinë franke.
===Referencat===
{{Reflist|colwidth=30em}}