Dallime mes rishikimeve të "Kuvendi i Arbërit (gjimnaz)"

ska përmbledhje të redaktimeve
v (Robot: ndryshime kozmetike)
[[Skeda:Gjimnazi_Kuvendi_i_Arbërit.jpg|thumb|300px|]]
Kuvendi i Arbërit (gjimnaz)(Ferizaj) është themeluar nga Bashkësia Komunale e Arsimit të Prishtines në bazë të vendimit të datës 07.07.1971, fillimisht si gjimnaz i qytetit.
== Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj ==
 
=== Historiku ===
Gjenerata e parë filloj me 150 nxenes të regjistruar në klasën e parë të sistemuar në pesë paralele me mësim në gjuhën shqipe, dhe 57 nxënës në gjuhën s.kroate në tri paralele. Procesi mësimor zhvillohej nën perkujdesjen e mësimdhënësve të shkollës së Mesme Bujqësore të cilet dhanë kontributin e tyre të çmueshëm.
 
Ky gjimnaz është themeluar në vitin 1967. Në vitin e parë të veprimit si gjimnaz me 7 paralele.
Ne gjysëmvjetorin e parë të vitit 1972 u konstituan organet e shkollës si: Drejtoria, Pleqësia e shkolles, Tubimi i punëtorëve, Organizata sindikale, OTH e lkj-se, Komiteti i mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes shoqërore, si dhe organet profesionale të shkolles si Këshilli i arsimtarëve, Këshillat e klasave, Aktivet profesionale dhe Kryesia e rinisë shkollore.
Gjatë historisë së tij ky gjimnaz disa herë ka pësuar ndryshime në strukturën organizative dhe përmbajtësore. Një kohë ishte shëndrruar në Qendër shkollore, pastaj në kohën e shuvarizmit, në vitin shkollor 1975/76 ishte shëndrruar në arsimin e mesëm të orientuar dhe bënte përgatitjen e nxënësve për arsimimin e përgjithshëm në Fazën e Parë të Bazave të Përbashkëta. Ishte ndër shkollat e para të mesme ku është eksperimentuar me këtë reformë, pastaj një vit më vonë arsimi i mesëm i orientuar është aplikuar edhe në shkollat tjera të mesme të Kosovës. Gjimnazi rritej së bashku me numrin e nxënësve. Kështu në vitin shkollor 1990/91 në këtë gjimnaz ishin përfshirë gjithsej 1.394 nxënës, shkolla kishte një ndërtesë shkollore me 27 mësonjëtore me 1500m2, kishte sallë të arsimtarëve, bibliotekë, kabinetin e fizikës, biologjisë, kimisë, pastaj zyre tjera administrative për drejtor, pedagog, sekretar, arkatar dhe lokale tjera përcjellëse
Në vitin e largimit me dhunë të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, në vitin shkollor 1991/92, në këtë Gjimnaz ishin të regjistruar gjithsej 1348 nxënës shqiptarë të shpërndarë në 45 paralele. Këta nxënës u detyruan që procesi mësimor ta ndjekin në shtëpi private.
Viti shkollor 1991/92 për nxënës të këtij gjimnazi filloi me 30 janar të vitit 1992. Në fillim procesi mësimor është organizuar vetëm nëpër fshatra si në Komogllavë, Lloshkobare, Greme, Gaçkë, Mirosalë dhe Softaj. Këto ishin disa të dhëna për sa i përket shkollës së mesme gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” në vitet e para të fillimit të punës si shkollë.
 
=== Sot ===
Me vendimin Nr.90 te dates 01.10.1971. leshuar nga Bashkësia Komunale e Arsimit drejtor i pare i shkollës u zgjodh Zejnullah Jakupi, deri më 06.04.1984. Prej nga kalon në detyrë të re si kryeinspektor i arsimit.
Deri më 2010 gjimnazi ishte në një objekt dhe i tëri si një gjimnaz i vetëm me të gjitha drejtimet në një objekt. Ky institucion arsimor është i regjistruar me vendimin e organit kompetent të vitit 1967.
Shkolla e Mesme e lartë Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj procesin mësimor e ka filluar më 01 shtator 2010 me klasët e X-ta ,Xl-ta,Xll-ta dhe Xlll-ta me profilet:
a) Gjimnazi i përgjithshëm me 4 paralele.
b) Gjimnazi Matematikë-Informatikë me 13 paralele.
c) Gjimnazi i Shkencave të Natyrës me 24 parale.
Ky gjimnaz punon me dy ndërrime, paradite dhe pasdite, orët zgjasin 45 minuta.
Duhet cekur se ky është viti i parë shkollor që ndahet gjimnazi në dy drejtime:
Drejtimi i Gjimnazit të Shkencave matematiko-Natyrore me drejtor Shemsi Heta, dhe drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, ku ky gjimnaz kalon sipas vendimit të [[MASHT|MASHT]]-it në ndërtesën e vjetër të gjimnazit.
 
Synimet e programit të këtij gjimnazi janë që të përgatisin maturantë të profileve të theksuara më lartë në mënyrë që të drejtohen për profesionin e dëshiruar, dhe për të regjistruar një profil të caktuar në shkollimin superior.
Në vitin shkollor 1973/74 gjimnazi emërtohet me emrin , me ç’rast u zbulua busti dhe për herë të parë kjo dite festohet si “Dita e shkolles”.
Pra ky shkollim e përgatit nxënësin që më lehtë të përcaktohet më vonë se në çfarë profesioni nxënësi do të zgjedh për të studiuar në shkollimin superior.
 
Në vitin shkollor 1983/84 gjimnazi kalon në aneksin e ri të SHMM, per t’u kthyer përsëri në lokalet e vjetra në vitin 1987.
 
Si të gjitha shkollat në Kosovë edhe kanë përjetuar dhunën e terrorit serb, diferencimet, ndjekjet, burgosjet sidomos në periudhën e viteve 1989 deri në përfundim të luftës më të re ne stator te vitit 1999.
 
Në vitin shkollor 2002/03 u vendos që hapësira e gjimnazit “” të lirohet për ndërtimin e katedrales. Gjimnazi “Xh.Doda” u dislokua dhe u vendoset në lokalet e SHMM”Dr.A.Sokoli” deri në shtator të vitit shkollor 2010/2011.
 
Këtë vit Xhevdetdodasit festojnë 39 vjetorin e themelimit dhe punës edukativo- arsimore, në objektin e ri shkollor.
 
Në vitin 2010 u ndëtua objekti i ri i shkollës në lagjen Lakrishtë, Prishtina. Në vitin shkollor 2011/12 mësimet i ndjekin 1500 nxënës të sistemuar në 34 paralele, nën përkujdesjen edukativo-arsimore të 50 mësimdhënësve. '''Në mesin e shumë paraleleve gjendet edhe [https://www.facebook.com/groups/178243022217108/ paralelja 12/5] në të cilën klasë mund të gjejmë talent nga fusha të ndryshme të jetës.'''
 
Synim i përbashkët është ngritja e vazhdueshme e cilësisë në mësimdhënje dhe në mësimnxënje të qëndrueshme dhe të aplikueshme në jeten e përditeshme, pra një shkollë bashkëkohore demokratike.
 
[[Kategoria:Shkolla në Kosovë]]
[[Kategoria:PrishtinëFerizaj]]
[[Kategoria:Shkolla shqipe]]
[[Kategoria:Shkolla]]