Sylejman Vuçitërna: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 3:
==Biiografia==
 
Sylejman Vuçitërna edhe pse vinte nga familja e Kastratëve, ai gjatë tërë jetës mbajti mbiemrin e qytezësqytetit - Vuçitërna (tani Vushtrri). Sylejman Vuçitërna shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, në gjuhën turke, pasi se në atë kohë shkolla shqipe ende nuk kishte në atë pjesë të Kosovës, por në shkollimin e tij ndikim të dukshëm pati babai i tij i cili ishte imam i fshatit, dhe vëllai i tij më i madh -Rexhepi, dhe po ashtu edhe vëllai i tij më i vogël- Isufi, (që të dy ishin hoxhallarë të diplomuar).Vlen të thuhej se babai i Sylejmanit ishte një atdhetar i shquar, dhe merrte pjesë aktive në Lëvizjen Kaçake, gjë që ndikoi që në moshë të re, si gjashtëmbëdhjetë vjeçar, Sylejmani ti ndërpresë mësimet dhe t’iu bashkohet qetave kaçake. Edhe pse në moshë të re, me të madhe angazhohet për nënshkrimin e një peticioni që kishte për shqyrtim rishikimin e kufijve të Shqipërisë, ku më parë nënshkrimet e tyre i kishin vu Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe shumë atdhetar të tjerë. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, bashkëluftëtarët e vejnë në ballë- komandant të Çetës së Vërbovcit, e cila në kuadrin e vetë përfshinte mbi 400 burra- luftëtar. Në këtë çetë merrnin pjesë luftëtar të dalluar nga rrethi i Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenicës dhe vende të tjera të Kosovës.
Aktiviteti dhe luftërat kaçake në atë pjesë të Kosovës kishin marr hov, dhe shovinizmi serbomadh e kishte vërejtur këtë, sidomos angazhimin, organizimin dhe vrullin e Sylejmanit të cilat binin në sy dhe i futnin frikën okupuesit, andaj hakmarrja dhe urrejtja ndaj tij ishin të pa evitueshme. Në mungesë të luftëtarit (thoshin se ai ishte i pa kapshëm nga bandat serbe), atë e dënuan me vdekje. Edhe pse ishte i dënuar me vdekje, patriotin ky dënim aspak nuk e trembi, por përkundrazi u mobilizua dhe u angazhua që edhe më tepër luftëtar të çështjes kombëtare të ofrojë rreth vetes, por qëndrimi i tij dhe veprimtaria në rajonin e Vushtrrisë ishte me plotë pasoja, andaj u detyrua që të lëshojë Kosovën e tij të dashur dhe të kërkojë strehim në Shqipërinë- Nënë. Më 1922, në mes rafalëve të plumbave, kalon me not liqenin e Shkodrës, për të jetuar në Shqipëri deri më 1941.
 
Rreshti 13:
 
Pas likuidimit, familja e tij u internua dhe u torturua nga organet e sigurimit, u ndjek nga Tirana dhe shumë të afërt të tyre nuk kishin guximin ti futnin në shtëpitë e tyre, dhe kjo ishte e arsyeshme, ngase menjëherë pasonin ndëshkimet. Ky lloj terrori zgjati me vite deri sa u bë përmbysja e sistemit komuniste.
 
==Burim informacioni==
*“Sylejman Vuçitërna, figurë historike për mburrje”, “Koha ditore” 21 janar 2006