Dallime mes rishikimeve të "Vushtrria"

15 bytes removed ,  8 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v (r2.7.3) (roboti ndryshoj: fr:Vushtrri)
v
}}
 
'''Vushtrria''' është qytet antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vushtrria e sotme më herët është quajtur Vicianum.
 
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
 
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë Lumilumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.
 
Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në vetëkëtë qytetin e Vushtrrisëqytet si : Ura e gurit, Hamamihamami i qytetit, Kështjellakështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, Çeshmjaçeshmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, Shtëpitështëpitë e vjetra, Rrugëtrrugët me kalldrëm, Varrezatvarrezat myslimane, etj.
 
== Historia ==
Kontrolli i fortë nga niveli qendror i shpenzimit të mjeteve buxhetore si dhe buxheti i dobët komunal janë faktorët kyç që përkufizojnë zhvillimin e ngadalshëm të ekonomisë së komunës me rrethinë. Për vitin 2003 janë aprovuar vetëm 4.800.000 € mjete buxhetore, duke përfshirë edhe të hyrat vetanake, me këtë strukturë : 40 % për zhvillim ekonomik, 25 % për çështje sociale dhe 35 % mbrojtje të ambientit.
 
Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm : në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nën sipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli. Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.
 
Papunësia dhe punësimi i pjesshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.
Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë.
 
Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga : Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora.
 
Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë : Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.