[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2) (roboti shtoj: ga:Crómasóm
Rreshti 1:
{{Nen redaktim nga ElPipita}}[[Skeda:Chromosome.svg|thumb|200px]]
Kromozomet janë si fije të holla, të cilat quhen kështu për shkak të aftësisë që kanë për t’u ngjyrosur (chroma-ngjyrë) dhe në këtë mënyrë ato bëhen të dukshme në mikroskop.
kromozomet jane komponentat me komplekse funksionale te berthames, meqe me vete i mbart vetite trasheguese-gjenet.
==Çështë kromozomi==
Numri i kromozomeve te organizmat e ndryshem eshte i ndryshem,megjithate per secilin lloj eshte specifik dhe kostant.
Çdo lloj gjallese ka një numër të caktuar të kromozomeve. Për shembull, njeriu ka 46 , miza e uthullës 8, misri 20 kromozome etj.
Me termin kariotip perfshihet numri i pergjithshem i te gjitha kromozomeve te metafazes ne berthamen e qelizes.Te organizmat me shumin seksual,qelizat seksuale(gametet) ne kariotip kane numer haploid(n) te kromozomeve, ndersa qelizat somatike(trupore) qe fitohen me ndarjen e zigotit kane dyfish me teper, respektivisht numer diploid( 2n).
Kromozomet sipas formës dhe madhësisë janë të ndryshme dhe karakteristike për çdo lloj. Gjithnjë 2 kromozome janë të ngjashme sipas formës dhe madhësisë. Këto quhen kromozome homologe.
Numri haploid i kromozomeve, i cili paraqet numrin bazik-themelor te kromozomeve quhet gjenom.Sipas kesaj ,ne berthamen e zigotit dhe te qelizave somatike kromozomet e te dy gjenomeve jane cifte ose homologe ,meqe secili kromozom nga njeri gjenom prindor ka homologun perkates.
Njeriu ka 23 çifte ose palë, misri 10, miza e uthullës 4 çifte ose palë kromozome homologe. I tërë numri i kromozomeve të një qelize shënohet me simbolin 2n dhe quhet numër diploid. Kurse numri i kromozomeve palë shënohet me n dhe quhet numër haploid.
Ne kariotipin e njeriut (46 kromozome ose 23 pale te kromozomeve homologe) dallohen 22 pale te kromozomeve autozome te cilat sipas ndertimit dhe perberjes gjenike jane te njejta te te dy gjinite dhe nje pale te kromozomeve seksuale , te cilat te gjinia femrore jane te njejta dhe zakonisht shenohen si (XX) ,ndersa te gjinia mashkullore jane te ndryshme edhe ate (XY).
Qelizat e zakonshme ose trupore kanë numër diploid (2n) të kromozomeve, ndërsa gametat ose qelizat seksuale kanë numër haploid të kromozomeve (n).
 
Kromozomet kanë në përbërjen e tyre molekula të ADN, të mbështjella me një këllëf proteinik. Formën e kromozomeve e përcakton dimensioni dhe vendi i centromerit.
 
 
[[als:Chromosom]]