Ekipi Planifikues i BE-së për Kosovën: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
 
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
'''Ekipi Planifikues i [[BE-së]] për Kosovën''' ([[Gjuha Angleze|ang.:]] ''The Europen Union Planning Team or Kosovo'' apo shkurt '''EUPT''') është një grupë e thirrur më [[10 prill]] [[2006]] nga Këshilli i BE-së.
 
Kjo ekip është planifikuese e BE-së lidhur me një operacion të mundshëm të BE-së në menaxhimin e krizave në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera të mundshme në Kosovë.
 
Roli i Ekipit Planifikues është të përgatisë reagimin e BE-së për të gjitha aspektet e një misioni eventual të Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje.
 
EUPT në Kosovë përbëhet prej 25 anëtarëve të organizuar në katër ekipe: zyrën e Kryesuesit të EUPT-së; ekipin për polici; ekipin për drejtësi; dhe ekipin e administratës. Zyra qendrore e EUPT-së në Kosovë është e vendosur në Prishtinë dhe një zyrë koordinuese funksionon në Bruksel.
 
Ekipi Planifikues – i quajtur EUPT Kosovë – ka nisur planifikimin për të siguruar një tranzicion të qetë ndërmjet detyrave të caktuara të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ([[UNMIK]]) dhe një operacioni eventual të BE-së në menaxhimin e krizave në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha tjera që mund të iniciohen nga Këshilli në kontekstin e procesit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Komiteti për Politika dhe Siguri më [[2 maj]] [[2006]] ka emëruar [[Casper Klynge]] si Kryesues të Ekipit Planifikues.
 
 
[[Category:Kosovë]]