Abdurrahim Buza: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
'''Abdurrahim Buza''' <br>
([[22 dhjetor]] [[1905]] – [[1987]])<br>
 
Lind në [[Shkupi|Shkup]] në një familje gjakovare. Në moshën tetë vjeçare mbes jetim dhe patrioti [[Bajram Curri]] kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në [[Shkodra|Shkodër]], në [[Tirana|Tiranë]] dhe në [[Normalja e Elbasanit|Normalen e Elbasanit]]. Pastaj fiton bursë dhe me [[1928]] dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më [[1933]] kur kthehet në Tiranë. Në vitin [[1933]] ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më [[1947]] u punësua në Liceun Artistik ''Jordan Misja'' ku punon si pedagog i vizatimi dhe më vonë nëndrejtor.
 
Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e parë janë të inspiruar nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.
 
== Veprat ==
Veprat që ja vlen të përmenden janë:
*''Dasma kosovare''
*''Pogradeci''
*''Lagjja ime Nusja kosovare'' (1950),
*''Një pjate rrush'' (1957),
*''Autoportret'' (1960),
*''Lojërat popullore''
*''Azem Galica dhe luftëtarët''
*''Refugjatët'',etj.
 
Prej veprës se tij sot ruhen 500 tablo te realizuar në vaj dhe 10000 vizatime. Në [[Galeria Kombëtare e Arteve|Galerinë Kombëtare të Arteve]] në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në Muzeun Buza në Tiranë.
 
Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat ''Mësues i Popullit'', ''Piktor i Merituar'' dhe ''Piktor i Popullit''. Vdiq në Tiranë më [[1987]].
 
== Shiko edhe këtë ==
*[[Lista e piktorëve më të njohur]]
== Lidhje të jashtme==
*[http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-23364.html “Nostalgji” – botim i GKA-së]
*[http://modersmal.skolutveckling.se/albanska/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=177&mode=thread&order=0&thold=0 Abdurrahim Buza, piktori i parë modern – Shekulli]
*[http://www.albanianarts.com/aart/artists_portfolio.php?id=0000000181 Vepra të Abdurrahim Buzës]
 
[[Category:Gjakovë]]
[[Category:Piktorë shqiptarë]]