Gjeografia e Lipjanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
Komuna e [[Lipjani]]t ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të [[Kosovë]]s dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Përmes territorit të komunës rrjedh [[lumi Sitnica]], përreth dhe përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;
:Lipjan – [[Prishtinë]] 16 km
:Lipjan – [[Mitrovicë]] 54 km.
:Lipjan – [[Prizren]] 60 km
:Lipjan – [[Gjakovë]] 96 km
:Lipjan – [[Pejë]] 132 km.
:Lipjan – [[Podujevë]] 46 km
:Lipjan – [[Ferizaj]] 26 km
:Lipjan – [[Gjilan]] 50 km
:Lipjan – [[Aeroporti i Prshtinës|Aeroport]] 15 km ( vijë ajrore 3 km).
 
 
Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të [[gjerësisë gjeografike]] veriore 42°44’- 42°52’ dhe të gjerësisë lindore prej 18°30’-18°45’. Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të [[trafiku]]t rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës së Lipjanit kalon [[hekurudha]], e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.
 
Territori i Komunës së Lipjanit kufizohet:
* nga veriu dhe verilindja me komunën e [[Prishtinë]]s;
* nga veriperëndimi me komunën e [[Fushë Kosovë]]s;
* nga perëndimi me Komunën e [[Drenasi]]t dhe të [[Malishevë]]s;
* në jug perëndim me Komunën e [[Shtimës]];
* nga jugu me komunën e [[Ferizaj]]t dhe nga lindja me Komunën e [[Gjilani]]t dhe atë të [[Artanës]].
 
Në raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet në vendin e 7 sipas numrit të banorëve, në bazë shënimeve nga viti [[1981]]. Në planin hapësinor të Kosovës në kuadër të qendrave tjera të mëdha, Lipjani, me sipërfaqen që posedon, është paraparë si venbanim i rangut III nga aspekti urban nga <small>gjthësejt [[?]] rangje</small>.
 
Në raport me vendbanimet në kuadër të territorit të saj, Lipjani është qendër e komunës me karakteri të qytetit, ndërsa Magura dhe Janjeva janë me karakter qyteze dhe sipas PH të Kosovës kanë karakter sekondar.
 
Sipas numrit të banorëve, Lipjani është vendbanimi më i madh mandej radhiten [[Janjeva]], [[Gadimja e Poshtme]], [[Sllovia]] dhe [[Magura]], kurse sipas sipërfaqeve radhitja është kështu: Sllovia, [[Gadimja e Epërme]], [[Blinaja]], [[Suhadolli]], [[Brusi]], [[Ribari i Madh]], [[Gushterica e Poshtme]], [[Akllapi]], e kështu me radhë.
 
 
[[Category:Gjeografia e qyteteve shqiptare]][[Category:Lipjan]]