Historia e Lipjanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
 
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
Si vendbanim, [[Lipjani]] njihet që nga periudha [[perandoria romake|romake]], por jo si vend i rëndësishëm. Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte [[Ulpiana]], e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në [[Lissum]]. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës [[perandoria bizantine|bizantine]] në Lipjanin e sotëm.
 
Nga [[antika]] e vjetër emri [[Lypenion]], Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së [[lumit Sitnicë]], qyteti ishte i vogël deri në vitin [[527]], kurë ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e [[bazilikë]]s bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente - [[epigrafe]], prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.
 
Me zhvillimin e industrisë – minierës në vendbanimin e [[Janjevë]]s, u bë e njohur edhe [[Prishtina]], që deri atëherë nuk ishte e njohur. Kështu me kalimin e kohës, Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë në kuptim lokal.
 
Në përgjithësi deri me ndërtimin e [[hekurudhë]]s nga [[francezët]], në fund të shek. të kaluar ([[1873]]-[[1874]]), Lipjani ishte një fshat i rëndomtë, i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, [[depo]]t për grumbullimin e drithërave, dhe disa dyqane zejtare, kështu që deri në fund të shek. XIX gjatë kohës së [[perandoria osmane|sundimit turk]], kjo pjesë e re e Lipjanit fitoi pamjen e një qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formën e [[qarshi]]së rreth vitit [[1890]], kurse kjo pjesë e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.
 
Pas [[luftrave ballkanike]] zhvillohet pjesa e Lipjanit afër [[stacioni]]t hekurudhor, në pjesën lindore të të cilit ekzistonin disa shtëpi që nga viti [[1890]]. Mirëpo, me përfundimin e [[Luftës I-rë Botërore]] është rritur numri këtyre shtëpive. Ishin shtëpi me karakter fshati. Pas luftës Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perëndimore. Ndërtimet e para individuale fillojnë në pjesën përgjatë rrugëve Prishtinë-Shtime – Ferizaj, ndërsa më vonë edhe nga jugu nga [[Mostina]] (lagje e Lipjanit). Deri në vitin [[1912]], në kohën e sundimit turk ka qenë në përbërje të [[Vilajetit të Kosovës]], që është shtrirë deri në Manastir. Prej vitit [[1914]]-[[1918]] –(Lufta e Parë Botërore) Lipjani mbetet në pjesën e Kosovës, e cila ka qenë e sunduar nga [[Bullgaria]].
 
Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca në treg në qendra, si Mitrovicë, Ferizaj dhe Lipjan, të cilat ndikuan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.
Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani. Në 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesës tjetër përreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndërtime individuale gjithashtu përfshihet edhe pjesa në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës për në Prishtinë.
 
Në veri të vendbanimit janë ngritur objektet publike dhe bujqësore, derisa në rrugën për Magurë ngriten objektet kolektive të banimit. Në kuadër të Lipjanit hynë edhe qyteza e vjetër e vendbanimit të Janjevës, e cila përfshin pjesën qendrore nga ana veriore – malore e Komunës së Lipjanit, ndërsa nga aspekti tregtar më shumë gravitohej nga Prishtina.
 
Në vitin [[1918]] fillon ndarja në [[Banovina]]. Lipjani ka qenë njësi nën [[prefekturë]]n e Prishtinës, kurse qendra e Banovinës ka qenë në [[Shkup]]. Mandej Lipjani hyri në kuadër të rrethit të [[Graçanicë]]s me seli në Prishtinë, kurse si qytezë Lipjani është shpallur në vitin [[1920]]. Nga viti [[1925]] bëhet një organizim i ri me këshilla lokalë: [[Shalë]], [[Janjevë]], [[Gushtericë]], [[Babush i Muhaxherëve]], [[Magurë]] dhe [[Lepi]]. Lipjani ka qenë qendër e këtyre këshillave lokale, me kryetarin e këshillave lokale nën prefekturën e Prishtinës deri më [[1941]].
 
==Burimi==
* Përmbledhje nga shënimet e gjetura në Planin urbanistik për qytetin e [[Lipjani]]t [[1986]]
[[Category:Historia e qyteteve shqiptare]][[Category:Lipjan]]