Rrethi i Matit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (roboti shtoj: vi:Mat (huyện)
Rreshti 18:
Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqipërise e duke mbaruar në [[Lezhë]], [[Shkodër]], Bujan të [[Tropojë]]s, [[Kukës]] etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, taulante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në [[Vlorë]] . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve. Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.
 
♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥«“……………………………………………………Fabiola Lleshi……………………………………………………”»♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥
=== Popullimi ===
Kërkimet më të reja arkeologjike, kanë zbuluar gjurmët materiale të popullimit të kësaj treve qysh nga periudha e palolitit të mesëm në neolit e më pas. Dëshmi për këtë janë studimet e bëra në Shpellat e Blazit në Bruç. Lugina e Matit del të ketë qenë e populluar vazhdimisht në periudhat historike. Në periudhën e hekurit dëshmohet nga kërkimet, sidomos nga inventari i gjetur në varret e asaj kohe, se kjo trevë banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustët. Pirustët i bënë ballë invazionit Romak për shume vite me rradhë deri në shekullin e dytë të erës sonë. Thuhet se pas pushtimit të Ilirisë qendrat e medha të banuara qytetare, sidomos në bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna në brendësi të vendit, në Luginat e banuara në thellësi të maleve siç ishte përshembull Lugina e Matit e vendbanimet malore në Mirditë, Pukë, Dibër e më në veri. Ketëj banorët vazhduan të flisnin gjuhen e tyre, respektonin hyjnitë e tyre dhe varrosnin të vdekurit sipas mënyrës së tyre të lashtë tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e fëmijëve, respektonin doket dhe zakonet e tyre. Defteri syret i Esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep të dhëna të përhershme për numërimin e popullsisë së Matit.
 
== Gjeografia ==