Kolë Berisha: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
'''Kolë Berisha''' është politikan kosovar dhe kryetari i dytë i Parlamentit të Kosovës. U lind më [[26 tetor]] [[1947]] në fshatin Dobërdol të Komunës së [[Klina|Klinës]]. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmirë. Pas kryerjes së [[shkolla normale|shkollës normale]] në [[Gjakova|Gjakovë]], dy vjet punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, kurse nga tetë marsi i vitit [[1973]] punoi si sekretar i gjimnazit "Luigj Gurakuqi" në Klinë. Ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.
 
Më [[28 mars]] të vitit [[1989]], arrestohet dhe dërgohet në burgjet serbe në Leskovc, [[Beogradi|Beograd]] dhe në [[Peja|Pejë]]. Pas tre muajve lirohet, por përjashtohet nga puna. Me themelimin e [[LDK|Lidhjes Demokratike të Kosovës]], Berisha u anëtarësua në të dhe për dy mandate me radhë ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i Komisionit për Pajtimin e Familjeve të Hasmëruara.
 
Nga [[15 mars]]i i vitit [[1998]] është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i [[Këshilli Transitor i Kosovës|Këshillit Transitor të Kosovës]] dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga [[PSSP]] [[Søren Jessen-Petersen]]. Tani është anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Ky është mandati i tij i dytë si deputet i [[Kuvendi i Kosovës|Kuvendit të Kosovës]].
 
Kolë Berisha shkruan edhe prozë e poezi. Në vitin [[1983]], në konkursin letrar të revistës letrare "Koha" të Podgoricës, iu nda shpërblimi i dytë për tregimin "Rrëfimi i thjeshtë". Herë pas herë paraqitet me shkrime edhe nga aktualiteti politik. Ka të botuar dy libra: "Ditari i një izolanti" dhe "Kosova plagë që pikon". Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në [[Prishtina|Prishtinë]].
 
 
== Burimi i të dhënave ==
 
*[http://www.24-ore.com/index.php?language=&page=shownews&newsID=34060 24 Orë Online]
 
[[Category:Biografi]]
[[Category:Shqiptarë]]
[[Category:Politikanë shqiptarë]]
[[Category:Kosovar]]
 
[[en:Kolë Berisha]]