[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti shtoj: no:Dukagjini
Rreshti 31:
 
Me pushtimin turk (osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit.
Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dale shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare ketë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanërisht në [[Shala|Shalë]], [[Shosh]] e [[Mërtur]], pëbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit te Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe reprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës [[Shkodër]]-[[Pukë]]-[[Prizren]]. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.
 
Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. [[Pulti]], shtrihej në hapësirën : në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me [[Prizren]]in dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogël, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Perëndim, përfshi luginën e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka ketë emrin që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si : Mauriqi (Dakaj), Plani, [[Kiri]], Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, [[Shurdhahu|Sarda]], Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret(Ne vitin 2007, ne fshatin Theth, është zbuluar një vendbanim i kohës se Bronzit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.