Ndryshimi mes inspektimeve të "Anastas Janullatosi"

ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:Kryepiskopi Anastas.jpg|right|parapamje|Kryepeshkopi Anastas|160px]]
'''Anastas Janullatos''' (lindi më [[4 Nëntor|4 nëntor]] të vitit [[1929]] në Pire, [[Greqia|Greqi]]). Nga [[1992]] fronëzohet si Kryepeshkopi i [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë]], mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij. Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë). Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit, por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994. <ref>[http://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE&feature=player_embedded Kundershtimi i Ortodokseve Shqiptare per Anastas Janullatos si Kryepeshkop, 2 Gusht 1992 - YouTube<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref> Figura e tij shihet me dyshim nga shumë shqiptarë ortodoksë, të cilët njohin At [[Nikollë Marku]]n që është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë (KOASHKOAKSH), si drejtuesin legjitim të ortodoksisë shqiptare. Gjithashtu, mbështetja që Janullatosi i ka bërë me anë të KOASH-it politikave të shtetit grek ndaj atij shqiptar, ka bërë që të shihet si figurë e dyshimtë që mundohet të fusë përçarjen mes besimtarëve shqiptarë ortodoksë.
 
Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.
Anonymous user