[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 5:
== Jetëshkrimi ==
Koculi lindi më 1887 në fshatin [[Kocul]] të [[Vlora|Vlorës]] në kohë të Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Kociut.<ref>[[Ago Agaj|Agaj A.]], Lufta e Vlorës: tregim i njëj pjesëmarrësi, Harmony Printing Ltd., 1960</ref> Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “[[Zosimea]]” të Janinës.
Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit,<ref name= "ev">[[Eqrem Bej Vlora|Vlora E. bej.]], Kujtime: 1885-1925, IDK 2008</ref> pas të cilës fitoi gradën ''Teğmen''/Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e ''Üsteğmen''/Togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër.<ref name= "ev"/>
 
Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të [[Ismail Qemali]]t. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në [[Kongresi i Lushnjës|Kongresin Kombëtar të Lushnjës]], nga i cili u emërua edhe senator.