Masakra e Tragjasit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Masakra e Tragjasit''' nga nazistët gjermanë u realizua më [[6 prill]] të vitit [[1944]] dhe u dokumentua edhe nga agjentët amerikanë të OSS-it (pararendëse e CIA-s), të hedhur në Shqipëri pranë Shpellës së Piratëve në bregun perëndimor të Karaburunit.
== Historia ==
Të kërcënuar seriozisht nga gjermanët, oficerët e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhën këtej Llogarasë në fillim të prillit 1944 të ndarë në dy grupe. Grupi i përbërë nga Tom Stefan, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan në Tragjas. Tjetri, i përbërë nga oficerët [[Hudson]] dhe [[Kukich]], si dhe disa oficerë britanike, u strehua në [[Dukat]]. Mirëpo, me të mësuar se krahina do të sulmohej, oficerët aleatë u larguan me shpejtësi drejt Malit të Tragjasit. Rasti e solli që të dy grupet, pavarësisht dhe pa dijeninë e njeri tjetrit, të ishin dëshmitarë nga lart të masakrës së Tragjasit.
 
"Djegia e Tragjasit ndodhi të Dielën e Pashkëve të vitit 1944," dëshmon ish oficeri Hudson . "Gjermanët vranë shumë nga pleqtë dhe të rinjtë e fshatit..." shkruan më tej ai. "Ishte një pamje e tmerrshme," thotë gjetiu ai. "Ne shikonim me dylbi djegien, shkatërrimin, ikjen me lemeri të njerëzve. Përveç ndonjë të shtënë pushke, largësia nuk na lejonte të dëgjonim thirrjet e banorëve për ndhmë apo dhimbjen e tyre të jashtëzakonshme. Nuk mund te benim dot asgjë për t'i shpëtuar ata."