Xhevat Korça: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Xhevat Kortsha''' lindi më 10 janar ([[1893]]-[[Korça|Korçë1949]] ishte mësues, vdeshistorian pasdhe njëministër greveArsimi uriei qeverisë [[BurguMustafa i BurrelitKruja|Burgun e BurrelitKruja]] më 1949.
 
== Jeta ==
Lindi më [[10 janar]] 1893 në [[Korça|Korçë]]. Shpirti i ndezur i banorëve t'atyre anëve bëri që Xhevati të bashkohej me çetat e [[Themistokli Germenji|Themistokli Germenjit]] dhe [[Spiro Ballkameni]]t. Aktiviteti i këtyre çetave përfshinte veprime luftarake kundër pushtuesve turq, por edhe kundër çetave andarte të fqinjëve tanë që herë mbas here kanë kryer krime çnjerzore ndaj vendasve të atyre trevave. Pjesmarrja në këto çeta do t’i kushtonte Xhevatit dënimin me vdekje si prej turqve ashtu edhe prej grekëve. Për trimninë dhe burrninë që tregoi Xh. Kortsha me shokët e vet në këto çeta kanë shkrue edhe [[Abedin Shkëmbi]] dhe [[Kristo Floqi]] në shkrime përkujtimore të atyre luftnave. Më vonë, mbas shpalljes së Pavarësisë në sajë të interesimit të vetë Themistokli Gërmenjit, të mbështetun dashamirësisht edhe prej [[Bajram Curri]]t, qeveria e atëherëshme shqiptare dërgoi Xhevatin së bashku me disa djem të tjerë me studime në Vjenë, në fakultetin e shkencave historike. Xhevatin, i cili kishte ardhë prej qytetit të Korçës, filluan me e thirrë Xhevati nga Korça e kështu në vazhdim i mbeti mbiemri ''Korça'' qysh prej viteve të gjimnazit. Por më vonë për të mos u dukë si titull i akorduar për shërbime ndaj Portës Naltë siç mbajshin elementa që shifeshin me simpati prej saj edhe zakonisht mbanin emra qytetesh dhe fshatrash, ai e shkruante mbiemrin me grafi të ndryshme prej qytetit të lindjes. Kjo gjë sigurisht i lejonte të huajt, në vendin ku ai studjonte, t'ia shqiptonin fonetikisht drejt mbiemrin. Duke u nisë prej të njëjtit arsyetim ndërruan krejt mbiemrin apo grafinë e tij edhe personalitete të tjera të po asaj periudhë si [[Dhimitër Berati|Dhimitër Beratti]], [[Mustafa Kruja|Mustafa Merlika]], [[Ali Këlcyra|Ali Klissura]] etj. Kurse emnin Xhevati e shkruante ''Djevat'', (shif shkrimet e [[Faik Konica|Faik Konicës]] ku “xh” e shkruete me “dj”), sipas alfabetit [[Kongresi i Manastirit|Kongresit Manastirit]]. Në vitet e formimit të djaloshit korçar, i cili duke u plazmuar prej eksponentëve më në zë të shkollës historike austro-hungareze, ai do të fitonte shprehitë shkencore dhe do të mbledhte materiale dhe burime për me hedhë dritë më vonë mbi figurën e heroit tonë kombtar, [[Gjergj Kastrioti]]t Skënderbeu. Vetë rezultati përfundimtar i studimeve me vlerësimin «summa cum laude» tregon shkallën dhe seriozitetin e naltë me të cilin djaloshi shqiptar kishte krye kursin e studimeve universitare. Duhet përmendë mes tjerash aktiviteti patriotik i Xh. Kortshës edhe si student. Me 15 dhetor 1918 ai së bashku me studentët shqiptarë Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakarriqi i paraqitën presidentit amerikan Wilson nji lutje ku ndër të tjera shkruhej:
 
: «''Sot, kur fati i botës varet kaq shumë prej Jush, kur çdo e vetme minutë e z. Suaj do të jetë e zënë me çështjet e të ardhmes, natyrisht do të duket guxim i pafalshëm që një grusht studentësh të një kombi jo shumë të dëgjuar të ju luten për një të katërtën e orës Tuaj shumë të çmuar… Duket se jemi krejt të harruar, sikur i përkasim historisë së vjetër. Pak mund të jemi, por megjithatë kemi vendosur dhe kemi bërë be të bëjmë në çfarëdo lloj kushti çfarë të na vijë për dore për vendin tonë të dashur. Ai është gjithë çfarë kemi, i tëri që duam të kemi dhe që e lëmë jetën tonë me gëzim. Si më i madhi idealist i shekullit do të jetë shumë e lehtë për Ju, fort i ndershmi Zotëri, të çmoni drejtësisht qëllimin e ambicionit tonë, ai është ideali ynë…» - dhe tue vijue: «... duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në Errësirë të plotë, politikanët serbë e grekë gjetën rastin të mohojnë të drejtën tone për një jetë politike. Këta shkuan kaq larg sa të mos shohin qënien gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Europa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë serbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes tonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është z. Gjergj Fred Uilliams, ish-ministër i SHBA në Athinë, i cili dha dorëheqjen më 1913 për të protestuar kundër përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Europës… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja? Shqipëria, sikundër Konferenca e Londrës ja përcaktoji kufijtë, kurrë s'mundej të jetonte, ajo kishte farën e vdekjes në gjak qysh në lindjen e saj…''».
Rreshti 42:
Një ditë tjetër miqtë e tij provuan t'i çonin tek dysheku edhe Gjergj Kokoshin, me të cilin ai nuk fliste mbasi e trajtonte si komunist. Duke i çuar Kokoshin miqtë mendonin se ai do ta konsideronte si një kërkesë falje dhe do t’i jepte fund grevës së urisë. Gjergj Kokoshi shkoi pranë tij dhe ndërsa ishte ulë në gjunjë dhe i jepte dorën, në vend që t’i mbushte mendjen me e lanë grevën, i tha i mallëngjyer:
:- ''Xhevat, ti po e mbyllë jetën tënde me kapak floriri, hallall të qoftë, se po e bën atë që ne s’e bëjmë dot''.
E tue i pasë thanë këto fjalë u largue prej tij me sytë e mbushun me lotë.
 
== Disa shenjime rreth sprovave të para me karakter filozofik të Xh. Kortshës ==