Kolë Tromara: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
Lindi në [[Qyteza|Qytezë]] të [[Devoll|Devollit]]. Ndoqi mësimet fillore në [[Korça|Korçë]] dhe më tej në [[Greqia|Greqi]]. Pas përfundimit të shkollës së mesme kthehet në Korçë, ku punon si farmacist. Përndjekjet e autoriteteve turke e detyrojnë të emigrojë drejt [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA-së]] më 1906, në Boston, Massachusetts.
 
Më 1907 është sekretar i shoqërisë “Besa Besë”. Më 1915 sekretar i shoqërisë pan-shqiptare “Vatra” në SHBA. Kryetar i shoqërisë “Vatra” më 1916. Një nga themeluesit e bandës "Vatra" dhe organizator i Kuvendit të Diaspores në maj 1917. 1918, Letër drejtuar shqiptarve të Amerikës për të financuar delegacionin për Konferencën e Paqes në Paris. Në atë letër thuhej:
Rreshti 8:
{{Citat|Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për atdheun e mjeruar nuk e do çlirimin, zgjërimin dhe sigurimin e Shqipërisë? Cili shqiptar i mirë që dhëmbet për vllezërit e robëruar nuk do që ta kemi Kosovën, Toskërinë dhe Çamërinë? Cili shqiptar i mirë nuk jep jo vetëm qesen por edhe shpirtin e tij për qëllimin e shenjtë?|Letër drejtuar shqiptarëve të amerikës}}
 
Delegat i shqiptarëve të Amerikës në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes, Paris 1917. 1920, delegat i Korçës në [[Kongresi i Lushnjës|Kongresin e Lushnjes]]. Më 1920 Prefekt i Gjirokastrës, zbuloi komplotin e atentatit të gjen. Tellinit, kryetar i komisionit për caktimin e kufinjve të Shqipërisë së jugut.<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Neraida, 2000</ref>

Më 1924 Prefekt i Gjirokastrës dhe anëtar i asamblesë Kushtetuese të Qershorit të 1924-ës. 1925, largohet nga Shqipëria pas dështimit të Lëvizjes së Qershorit bashkë me [[Fan Noli]]n. Kthehet në vitin 1939, dhe emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit. Rreshtohet ndër krerët e [[Balli Kombëtar|Ballit Kombëtar]]. Gjatë viteve 1942-1943 është prefekt i Korçës. 1943, jep dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe merr pjesë si Ministër i Kulturës Popullore në qeverinë e [[Rexhep Mitrovica|Rexhep Mitrovicës]]. 1945 ─ Arrestohet, dënohet me pushkatim dhe ekzekutohet në vitin 1945.
 
== Burime ==
{{ref}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]