[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 15:
 
== Jeta ==
 
Lindi më 10 tetor 1885 në Pejë<ref name="re">[[Robert Elsie]]: Fjalori historik i Kosovës fq. 137-138</ref>, në familjen e Abdi Pejës.
Bedri Pejani shkollën e Mesme e kreu në "Robert College" dhe studimet e larta nё Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] (1908), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i [[Plava|Plavës]], [[Gucia|Gucisë]], [[Gjakova|Gjakovës]] dhe [[Peja|Pejës]], mori pjesë në mbledhjen e [[Vlora|Vlorës]] dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “''Bedri Pejan''”.
 
Më 1920 bëhet redaktor i gazetës ''Populli'' me qendër në [[Shkodra|Shkodër]].<ref name="re" /> Përkthen "Kujtimet" e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] nga frëngjishtja, të cilit i ndiqte moton "''edhe me djallin do të bashkëpunojsha për me bashkue Kosovën me nanën Shqipní''". Gjatë harkut kohor 1921-23 është pjesë e Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së [[Fan Noli]]t dhe anëtar i [[KONARE]]-s. Me ''fitoren e legalitetit'' largohet nga Shqipëria, [[Ahmet Zogu]] e dënon në mungesë e më tej do ta amnistojë.<ref name="re"/> U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar [[Aleksandër Moisiu]]. Më 1922 përjeton një "choc cerebral", gjë për të cilën do shtrohej në spitalin psikiatrik të Napolit, ku pas disa kohësh do përmirësohej.<ref>[[Sejfi Vllamasi|Vllamasi S.]], Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Neraida, 2000</ref>
 
Mori pjesë në [[Komintern]] dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. ''Babushi'', siç i drejtohet me përkëdheli [[Petro Marko]] në librin "''Retë dhe gurët''", ishte prej kohësh një veprimtar i njohur i ''Komintern''-it, kishte pseudonimin "''Emoraj''" dhe korrespondencë të rregullt me këtë organizatë të madhe komuniste ndërkombëtare. Letërkëmbimi i tij ruhet në fondin "''Albania: Collection nr. 495, Inventory nr. 188''"<ref>Ky fond gjendet në arkivat e Kominternit, që ruhen në Moskë, të cilat u numerizuan në vitin 2004, në një proces të gjatë bashkëpunimi midis Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, Arkivave Federale të Zvicrës dhe Arkivave Shtetërore të Rusisë. Në këtë proces prof.dr.[[Shaban Sinani]] bashkëpunoi me ''dr. Stephen Schwartz'' dhe ''dr. Bernhart Bayerlyen'', për transliterimin dhe saktësimin e listës së plotë të personaliteteve shqiptare. Arkivat e Kominternit njihen me shkurtesën INCOMKA dhe lista e fondeve personale mund të gjendet me një kërkim të lirë në multimedia.</ref>.