[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 20:
 
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
<gallery>
 
Komuna- Vushtrri.jpg| Komuna e Vushtrrisë
</gallery>
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.
 
Line 108 ⟶ 111:
Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Më herët ishte hapur edhe shoqëria për kulturë "Vicianum" e cila kishte hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre, nxënësit e kësaj shkolle i prezantojnë në festivale dhe gara të organizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti.
 
Po ashtu në qytetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria "Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera "Bahri KuqiKuçi", dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Për adhuruesit e teatrit përkujdesen aktorët e teatrit të qytetit "HASAN PRISHTINA".
 
Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë.