[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1281355 i bërë nga Vushtrri - Vicianum (diskutimet)
No edit summary
Rreshti 21:
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
 
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël : Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.
 
Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çeshmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.
 
== Historia ==
Rreshti 60:
Numri i NVM-ve është në rritje, kryesisht mbi bazë të shfrytëzimit të mjeteve vetanake të buiznismenëve, sepse ende ka pak kredi dhe me kushte të pavolitshme. Në vitin 2002 vetëm 13 NVM, prej tyre 10 nga lëmi i tregtisë, janë që kanë marrë kredi nga banka. Njëra nga këto kredi do të shfrytëzohet për ndërtimin e kapaciteteve industriale për përpunimin e [[Patatja|patates]].
 
:Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë :
# bujqësia (ekstensive),
# zejtaria,