Anija "Buena": Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: anijen "Buena" që shërbente në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin e Bunës. Më pas ai hyri në marinën tregtare, duke punuar në shoqninë "Curani" që lundoronte në bregun e Adr...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 12 shkurt 2013 19:51

anijen "Buena" që shërbente në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin e Bunës. Më pas ai hyri në marinën tregtare, duke punuar në shoqninë "Curani" që lundoronte në bregun e Adriatikut e Bunës. Qazimi vdiq në mënyrë tragjike në vitin 1917 duke u mbytur në lumin e Bunës, në vëndin e quajtur Sukat, kur ishte duke ardhur prej Shëngjinit. Në atë kohë në qytetin e Shkodrës ndodheshin trupat austro-hungareze dhe Qazimi veproi sipas betimit që kishte bërë, duke respektuar kodin e detarit, megjithëse kishte të gjitha mundësitë të dilte në breg. Edhe sot e kësaj dite shumë nga të vjetërit në qytetin e Shkodrës e kujtojnë këtë ngjarje, të cilën e kanë dëgjuar nga të parët e tyre. Anija " Buena" që drejtohej prej kapiten Qazim Borshit, vonoi shumë për t'u mbytur, aq sa arriti edhe i jati, avokat Nuri Borshi, I cili erdhi me kaloshin nga qyteti i Shkodrës. Qazimi i nxori të gjithë pasagjerët nga anija në breg dhe më pas kishte mundësi të dilte edhe vetë, por nderi dhe ligjet e detit e kërkonin që edhe ai të kishte të njëjtin fat me anijen që po mbytej. Pleqtë kujtojnë se si i lutej Qazimit i jati nga bregu, si edhe banorët e shumtë që ishin mbledhur të shihnin atë fatkeqësi dhe se si, ai i vendosur nuk pranoi të dilte, por humbi mes valëve të egëra të lumit Buna bashkë me anijen. Deri vonë anija kishte mbetur aty, si një monument i një akti burrërie i kapitenit Qazim Borshi, I cili ka mbetur gjatë në kujtesën historike të Shkodrës.