Shkrime për historinë e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 4:
Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.
 
Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara përzgjodha ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike si historian, eseist, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë. Kësisoj e kam ndarë librin në disa kapituj, nga të cilët punimet e Kreut të parë (1912 - 1945) janë titulluar Kujtime politike, në përputhje me dëshirën e tij, siç del nga letra e datës 10 qershor 1959, drejtuar [[Tajar ZavalanitZavalani]]t: "Të lutem shkresat që të kam dërguar ose që do të (të) dërgoj t'i ruash e të m'i kthesh prapë, kur të kemi rasë të piqemi, se si ta shënova më lart kam ndër mend t'i bëj një broshurë në formë "Kujtime politike".
 
Është një kënaqësi e veçantë për mua që, me përpjekjet e mia këmbëngulëse, me mundësitë e sakrificat vetjake, arrita të plotësoj qëllimin e këtij patrioti, rinia politike e të cilit është gatuar me trashëgiminë e Rilindjes, rrënja nga ku janë ushqyuer ndjesitë patriotike. I nisur, pra, vetëm e vetëm nga vlerat e atdhedashurisë së demokratit, që gjeti forca të shkëputej nga tradita e familjes së tij despotike qysh në moshën e djalërisë, u shtyta e u nxita të vazhdoj punën e nisur me librin e parë. Por kisha edhe një pikësynim tjetër, desha që në të ardhmen ta shohim Ali Këlcyrën ashtu siç ka qenë.