[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 11:
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në [[Roma|Romë]] kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, miqësohet me [[Avni Rustemi|Avni Rrustemin]] dhe shokun e betejave [[Stavro Vinjau]]. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me [[Themistokli Germenji|Themistokli Gërmenjin]] e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
 
Në 1918 kthehet sërish, shkon në Vlorë ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Në luftën e Vlorës, caktohet të shkojë në Itali ku futet në bisedime me autoritetet të njohura të vendit për luftën. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë<ref name="ak">[http://www.zeriyt.com/publikohet-deklarata-e-plote-e-pavaresise-t40274.0.html Deklarata e pavarësisë]</ref>.
 
Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit, si deputet i [[Gjirokastra|Gjirokastrës]]. Fushatën e nisi nga fshati Brezhan i Këlcyrës, vend ku shpjegoi për herë të parë se ç’është demokracia dhe pas gjithë fjalimeve, ai pyet pjesëmarrësit se çfarë dëshire konkrete kishin që ai të mund t’ia paraqiste Parlamentit. Përgjigja ishte “Duam kullota”. Babai u kujtoi të gjithëve se kullotat ishin përballë tyre, por dëgjuesit ia kthyen se bëhej fjalë për pronat e familjes së tij, Këlcyra. Në këtë pikë, babai deklaron: “Nga ky moment këto kullota bëhen tuajat”. Ai ua fali kullotat e tij fshatarëve të Brezhanit, pasi si formim politik ishte pro reformës agrare dhe zhvillimit bujqësor të vendit.
Rreshti 19:
[[Lëvizja e Qershorit]] shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet bashkë me të shoqen, Hadije hanëm Vlorën, motrën e [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]].
 
Shkëputja e tij me Nolin u legalizua me formimin e dy partive paralele - njëra me emrin “Çlirimi Nacional” me kryetar [[Fan Noli]]n, me program të qendrës se majtë - tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar [[Sotir Peçi]]n, në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë.<ref name="ak" />
 
Në 1925 themelohet në [[Bari (Itali)|Bari]] organizata Bashkimi Kombëtar me [[Sejfi Vllamasi]]n, [[Qazim Koculi]]n, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në [[Tirana|Tiranë]] lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Në këtë kohë merr titullin Dr. i Shkencave Juridike.
Rreshti 40:
Me këtë dështimin e misionit të Ali Këlcyrës në Athinë, merr fund “Besëlidhja” sepse ishte kundër zbarkimit me parashuta për të cilën do të ndihmonin Amerikanët, duke pasur parasysh vështirësitë e veprimeve konkrete, të gjakderdhjes së mundshme dhe ruajtjes së jetës së shumë të pafajshmëve. Ali Këlcyra kthehet në Itali dhe fillon përsëri veprimtarinë në fushën e gazetarisë së emigracionit, duke nxjerrë një gazetë me ndihmën financiare të ushtarëve të Ballit Kombëtar. Në korrik të 1953 grupimi i tij i bashkangjitet "Bllokut Kombëtar Indipendent" të dr. [[Ismail Vërlaci]]t, [[Ndue Gjon Marku]]t, dhe [[Ernest Koliqi]]t, duke u riemëruar "Bashkimi Demokrat Shqiptar".
Më vonë, zgjidhet në Komitetin “Shqipëria e Lirë” dhe mbetet për vite pjesëtar i delegacionit shqiptar që emërohej ne hapjen e punimeve të Parlamentit Europian në Strasburg.
 
Dekorohet me [[Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"|Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"]] më [[22 dhjetor]] [[2007]] nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë [[Bamir Topi]].
 
== Formimi i tij ==