[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 15:
Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit, si deputet i [[Gjirokastra|Gjirokastrës]]. Fushatën e nisi nga fshati Brezhan i Këlcyrës, vend ku shpjegoi për herë të parë se ç’është demokracia dhe pas gjithë fjalimeve, ai pyet pjesëmarrësit se çfarë dëshire konkrete kishin që ai të mund t’ia paraqiste Parlamentit. Përgjigja ishte “Duam kullota”. Babai u kujtoi të gjithëve se kullotat ishin përballë tyre, por dëgjuesit ia kthyen se bëhej fjalë për pronat e familjes së tij, Këlcyra. Në këtë pikë, babai deklaron: “Nga ky moment këto kullota bëhen tuajat”. Ai ua fali kullotat e tij fshatarëve të Brezhanit, pasi si formim politik ishte pro reformës agrare dhe zhvillimit bujqësor të vendit.
 
Qyshë në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”.<ref name="aj">Jaupaj A., "E bija e Ali Këlcyrës, Hana: Ali Këlcyra, kundërshtar i tre diktaturave", [[panorama.com.al|gazeta]] [[Panorama]], 10 prill 2011.</ref>
Nga pikëpamja politike u rreshtua në krahun demokrat. Ndërsa udhëheqësi kryesor i krahut demokrat, [[Fan Noli]], kishte pozicionin e qendrës së majtë, Ali Këlcyra shpalosi programin e qendrës së djathtë. Marrëdhëniet mes tij dhe Nolit filluan të ftoheshin, për arsye se Noli miratoi për qeverinë që formoi një program krejtësisht të qendrës së majtë. Ky program u bë shkak që Aliu të mos merrte pjesë në qeverinë e Qershorit.<ref name="ba">Andoni B., "Ali Këlcyra, aristokrati ballist", 31 shtator 2005</ref>
[[Lëvizja e Qershorit]] shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet bashkë me të shoqen, Hadije hanëm Vlorën, motrën e [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlorës]].