[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
New page: '''Ilia Shyti''' "Artist i Merituar" filloi veprimtarinë e tij si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, fillimisht me Teatrin Partizan dhe prej vitit 1951 u lidh me Teatrin Po...
 
Bet 0 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ilia Shyti''' "Artist i Merituar" filloi veprimtarinë e tij si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, fillimisht me Teatrin Partizan dhe prej vitit [[1951]] u lidh me Teatrin Popullor, ku ka realizuar shumë role. Kujtojmë "Familja e peshkatarit", "Karnavalet e Korçës", "Lumi i vdekur". Ndërsa në vitin 1954 është ndër ata pak artistë që kontribuon në prodhimet e para të kinematografisë shqiptare nga Kinostudio "Shqipėria e re". Interpreton në filmin e parë me metrazh të shkurtër "Tana", në vitin 1958, për të vijuar me "Vitet e para". Edhe pse gjatė karrierës së tij ka interpretuar vetėm role episodike dhe të vogla, Ilia Shyti, arriti të krijojë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit. Në kinema aktorë me një profil të tillë janë të paktë, duke e kthyer në mjeshtëri më vete lojën episodike. Nga rreth 45 rolet që ka interpretuar ai, ndër më të suksesshmit mund të përmendim, inxhinier Mborja, tek filmi "Vitet e para", përgjegjësi i ofiçinës, tek "Brazdat", gjyshi, në filmin për fėmijë "Qyteti më i ri në botė", mësuesi në "Koncert në vitin 1936", babai i Etlevës në "Treni niset në 7 pa pesë", ish-gjenerali në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" etj.
 
{{cung}}
[[Category:Biografi]]