Rrethi i Matit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
=== Përkrenarja e Ilirëve e gjetur në Mat ka qenë në përdorim deri në pushtimin romak ===
Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqipërise e duke mbaruar në [[Lezhë]], [[Shkodër]], Bujan të [[Tropojë]]s, [[Kukës]] etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, taulante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në [[Vlorë]] . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve. Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.
 
♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥«“……………………………………………………Fabiola Lleshi……………………………………………………”»♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥
 
== Gjeografia ==